Pse ju bëhet buza blu dhe çfarë duhet të bëni në këto raste?

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Daniela Bardhi

A ju ka ndodhur ndonjëherë që buza të marrë ngjyrë blu (ose kaltëroshe)? Ky fenomen ndodh në rastet kur ka mungesë oksigjeni në gjak ose kur jeni në temperatura jashtëzakonisht të ulëta. Simptoma e buzëve blu quhet cianozë. Përveç fakteve që përmendëm më sipër buzët mund të marrin ngjyrë blu edhe kur keni probleme me zemrën ose mushkëritë. Nëse buzët ju marrin këtë ngjyrë shpesh, pavarësisht temperaturave ku jeni të ekspozuar dhe nëse ajo shoqërohet me simptoma të tjera që do i përmendim mëposhtë, atëherë duhet të njoftoni menjëherë mjekun sepse mund të tregojnë për rreziqe të mëdha shëndetësore:

buze bluJa simptomat e tjera:

  • Vështirësi në frymëmarrje
  • Dhimbje gjoksi
  • Lodhje të vazhdueshme
  • Marramendje
  • Të vjella
  • Frymëmarrje të shpeshta apo shumë të ngadalta
  • Trashje e indeve nën thonj
  • “ngjyrosja” blu e gishtërinjve, duarve, këmbëve, përveç buzës etj

www.shendeti.com.al / Burimi: beextrahealthynow

Postime të ngjashme

Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
Mjekja zbulon ushtrimet më efektive për rënien në peshë
Pse dietat e shpejta nuk ndihmojnë për rënien nga pesha
Dhjami në bark, më i keqi! Mjekja: Personat me risk të shtuar për probleme vaskulare
Çfarë është obeziteti metabolikisht i shëndetshëm dhe obeziteti metabolikisht jo i shëndetshëm
“Nuk duhet të hani një vakt në ditë”, mjekja zbulon sekretin për një jetesë të shëndetshme për pacientët obezë