Pse ju qëndrojnë duart dhe këmbët të ftohta? Ja sëmundjet që po ju kërcënojnë

duar dhe kembeGjymtyrët e ftohta mund të jenë simptomë e sëmundjeve malinje. Gishtat e ftohtë të këmbëve janë një dukuri që ndodh më shpesh tek gratë sesa tek burrat. Nëse kjo gjë ju ndodh shpesh, pavarësisht stinës, atëherë mund të jetë një simptomë sëmundje.

Anemi: përveç duarve dhe këmbëve të ftohta, anemia shfaq edhe një sërë simptomash të tjera si lodhje, dhimbje koke dhe mungesë hekuri në gjak.

Diabet: disa nga simptomat e diabetit janë gjymtyrët e ftohta dhe ndjesi “shpimi gjilpërash” tek duart dhe tek këmbët. Këto mund të jenë shenjat e para të diabetit, që më pas pasohen nga shtimi ose humbja në peshë etj.

Gjëndër tiroide: kjo sëmundje ngadalëson metabolizmin dhe shoqërohet shpesh me këmbë të ftohta dhe gishtërinj të ftohtë. Disa nga simptomat e tjera të kësaj sëmundje janë lodhje, përgjumje, tolerancë e dobët ndaj temperaturave të larta etj.

Stresi: stresi ngushton enët e gjakut dhe për pasojë qarkullimi bëhet më i dobët. Prandaj kur jeni në gjendje stresi duart dhe këmbët ju rrinë më të ftohta

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Postime të ngjashme

Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Si mund të humbasë peshë në mënyrë të shëndetshmë një person obez?
Çfarë ndodh me foshnjën nëse diabeti i shtatzënisë nuk mbahet nën kontroll
Obeziteti gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të ndikojë në shëndetin e fëmijës
Sheqeri i lartë në gjak gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të mbahet nën kontroll
Mjekja tregon keqkuptimin më të madh në lidhje me obezitetin
Pse qumështi i gjirit është kaq i rëndësishëm për shëndetin dhe zhvillimin e foshnjës