Pse mosha gjithnjë e më të reja po preken nga sëmundjet e enëve të gjakut të trurit?

agron islamajPërgjigje nga mjeku neurolog Agron Islamaj: Sëmundjet e enëve të gjakut të trurit po prekin gjithnjë e më shumë të rinjtë, sepse ka ndryshuar mënyra e jetesës. Emocionet e shumta, streset, përdorimi i duhanit, jeta ndenjur palëvizur (apo sedentare), mënyra e ushqyerjes etj janë vetëm disa nga faktorët. Dua të theksoj që stresi është faktori kryesor që këto sëmundje po prekin moshat e reja.

Një tjetër faktor që ndikon, është edhe tensioni i rritur, i cili shkaktohet gjithashtu nga  stresi  ose emocionet e forta.

Faktor tjetër është edhe mbipesha, po kështu edhe disa sëmundje të tjera që ndikojnë apo rrisin mundësinë për t’u prekur prej sëmundjeve të enëve të gjakut, siç janë diabeti, sëmundjet e gjakut (anemia),  faktorët klimaterikë (dimri dhe vera) që shoqërohen me ndryshime të mëdha të presionit atmosferik. Përveç këtyre, një varg faktorësh të tjerë që rrisin mundësinë për t’u prekur nga sëmundjet e enëve të gjakut të trurit janë përdorimi i kontraceptivëve tek gratë në mënyrë jokorrekte (pa konsultë nga mjeku specialist), por edhe prezervativët.

Postime të ngjashme

Mjekja shpjegon pse rënia në peshë nuk është gjithmonë në dorën e pacientit
Çfarë do të thotë të jesh i pashëndetshëm? Mjekja shpjegon faktorët që ndikojnë në shëndet
hipertensioni
Nga hipertensioni te diabeti, sëmundjet që mund të shkaktojë obeziteti
A mund të jesh obez pa komplikacione shëndetësore? Ja çfarë thotë mjekja
VIDEO/ A është obeziteti i pashëndetshëm në të njëjtën formë?
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç