Pse njerëzit ju thonë “shëndet” pasi teshtini

Të gjithë njerëzit teshtijnë – mesatarja e teshtitjes për njerëzit e shëndetshëm është katër herë në ditë. Përveç alergjive dhe ftohjes apo gripit, teshtima mund të shkaktohet edhe për arsye të tjera, si  nga barku i fryrë, ekspozimi në një dritë të ndezur apo edhe orgazma mund të shkaktojnë një “epshuu!”.

Në shumë raste, “teshtima është një refleks mbrojtës që shërben për të nxjerrë grimca të huaja dhe ngacmues nga rrugët e frymëmarrjes, sidomos nga zgavra e hundës.

Pavarësisht se ky fenomen është shumë i përhapur, shkencëtarët dinë shumë pak për të. Ajo që dimë me siguri është se njerëzit gjithmonë thonë “shëndet” kur dikush teshtin.

Po, përse?

“Grekët dhe romakët e lashtë e kanë konsideruar teshtimën si një shenjë e mirëqenies dhe i uronin njerëzit që teshtinin me fraza të tipit “jetë të gjatë” ose “të bekoftë Perëndia”. Në shekullin XIV, Papa Gregory VII kërkoi që fraza “Zoti të bekoftë” të bëhej një lutje më e shkurtër që duhet të thuhej pas çdo teshtitje për t’u mbrojtur nga murtaja. Që atëherë kjo traditë ka ngelur.

Shumë shtete në të gjithë botën përmendin fjalën “shëndet” ose “jetë të gjatë” kur teshtijnë njerëzit.

Burimi: Business Insider / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen
I nxehti ekstrem, kush janë kategoritë më të rrezikuara
Studimi: Si po përhapen në TikTok informacione të rreme rreth kremrave të diellit
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje
Mes protestave: Akila, gazetarja me inteligjencë artificiale, do të flasë me një milion shqiptarë
Kujdes! Mos i kombinoni këto pije me ilaçet e tensionit
Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës
9 ushqime të shëndetshme që shuajnë urinë