Kryefaqja Box 3 Pse pirja e verës është e mirë për shëndetin

Pse pirja e verës është e mirë për shëndetin

0
Shpërndaje

Përshtati në shqip: Elena Beta

Vera konsiderohet si nektar i perëndive dhe është një nga pijet alkolike më të vjetra dhe më të çmuara për njerëzimin. Asgjë nuk është më e mirë sesa të shijosh një gotë verë pas një dite të vështirë. Kjo pije e mrekullueshme zgjeron enët e gjakut duke ndihmuar trupin tuaj të pushojë.

Vera mbush trupin me energji pozitive dhe ndihmon në mirëqenien fizike dhe emocionale për më tepër mund t’ju ndihmojë në rritjen e imunitetit dhe në ruajtjen e kujtesës. “Një gotë verë çdo ditë mund të mbajë mjekun larg”

Ja disa arsye pse duhet të pini verë:

veraMund të përmirësojë sistemin tretës

Shumica e njerëzve besojnë se pirja e verës është mënyra më e mirë për të ruajtur një ekuilibër të shëndetshëm sepse përmban një numër të madh të baktereve të mira. Mund të ndihmojë trupin tuaj të tretë mirë ushqimin dhe të parandalojë sëmundje të ndryshme, pasi ka një lidhje të drejtpërdrejtë mes tretjes dhe sistemit imunitar.

Për më tepër shumë hulumtues kanë arritur në përfundimin se konsumimi i verës të kuqe është tepër efektiv në uljen e numrit të baktereve patogjene në zorrë. Vera është e pasur me vitamina B dhe omega 3. Nëse ende hezitoni të zgjidhni pijen për të shoqëruar vaktin tuaj ne ju këshillojmë verën!

Vera është burim i rinisë

Shumë njerëz të mençur besojnë se burimi i rinisë është i mbushur me verë të kuqe, sepse vera luan rol të madh në parandalimin e qelizave të antiplakjes. Njerëzit që pinë verë kanë më shumë shanse për të jetuar një jetë më të gjatë se ata që preferojnë të pinë birrë ose lloje të tjera të alkolit. Substanca të shumta të dobishme që gjenden në verë ndihmojnë në rinimin e trupit tuaj duke aktivizuar kimikate të cilat ju mbrojnë nga sëmundje të lidhura me moshën. Nuk ka nevojë të shikoni metoda të reja dhe të sofistikuara për t’u dukur më të rinj, thjesht konsumoni verë, sigurisht në sasi të kufizuar (1 gotë në ditë do të ishte e mjaftueshme).

cokollate dhe vereKa përmbajtje të lartë antioksidantësh

Sipas hulumtimeve të shumta vera përmban antioksidantë të fuqishëm dhe vitamina esenciale. Vera e kuqe është më e dobishme, pasi përmban një numër më të lartë antioksidantësh. Nëse nuk pini alkool mund të merrni një dozë të këtyre substancave duke konsumuar lëng rrushi, e cila ka përmbajtje të ngjashme me verën. Një gotë verë në ditë do t’ju ndihmojë të relaksoni enët e gjakut dhe të forconi shëndetin kardiovaskular.

Shëron zemrën dhe përmirëson shëndetin e përgjithshëm

Vera e kuqe shquhet për cilësitë shëruese që përmban, por sasia që konsumoni është shumë e rëndësishme, pasi sasia e madhe e alkoolit mund të jetë e dëmshme për shëndetin tuaj. Përdorimi në sasi të vogël i verës parandalon problemet e sheqerit në gjak dhe shkurton rezikun e prekjes nga kanceri i zorrës të trashë, gjithashtu ju bën të ndiheni më të lumtur.

ver1Ju ndihmon të shijoni momentet

Mund të thyejë frikën dhe t’ju ndihmojë të bisedoni më lirshëm me njerëzit që ju rrethojnë. Shkencëtarët kanë zbuluar se të menduarit për një gotë verë mund t’ju ndihmojë të relaksoheni. Fuqia e të menduarit pozitivisht mund të bëjë mrekulli.

Ndjeni kënaqësi

Vera ka qenë gjithmonë simbol i gëzimit dhe krijimtarisë, ajo liron endofine që janë hormonet e lumturisë. Por duhet të tregoheni të kujdesshëm në konsumimin e saj. Lidhur me verën, Ernest Heminguej tha “vera është një nga gjërat më të civilizuara dhe të natyrshme të botës, ajo ofron një gamë më të madhe për gëzimin dhe vlerësimin sesa thjesht një kënaqësi ndijore”.

Nëse nuk doni të vuani nga varësia ndaj alkoolit, ankthi apo depresioni duhet të keni parasysh që ta konsumoni verën në sasi të kufizuar.

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here