Pse po më vonohet puberteti?

Kisha dy pyetje për mjekun. Së pari, pse po më vonohet puberteti edhe pse jam 14-vjeçar? Dhe së dyti, doja të dija pse njëra anë e gjoksit është më e ngritur? E kam të lindur këtë problem.

adoleshentPërgjigjja nga mjeku androlog Evin Dani

Së pari duhet të dimë se puberteti i vonuar ndahet në dy grupe:

  • Pubertet i vonuar i vërtetë
  • Pubertet i vonuar konstitucional

Puberteti i vonuar i vërtetë ka të bëjë me një patologji serioze të gjendrave hormonale si pasojë e mungesës së sekretimit të testosteronit. Është kryesisht e lindur. Me pasoja serioze në zhvillimin e djalit. Do të ketë mungesë të shenjave sekondare seksuale, moszhvillimin e organeve seksuale, si dhe uljen e aktivitetit seksual. Në këto raste mundësia për infertilitet është shumë e madhe. Për fat të mirë këto raste janë të pakta!

Puberteti i vonuar konstitucional ka të bëjë me rastet kur djali në prag puberteti ka vonesa të shenjave sekondare seksuale dhe mund të dallohet nga shokët e moshës.

Por me kalimin e viteve ai arrin shokët me dukjen e tij, rritet në shtat, në organet seksuale dhe nuk ka asnjë problematikë. Në këto raste ka të bëjë trashëgimia apo mënyra e rritjes së tij në prag puberteti: ushqimi i pakët, mosrritja në kolektivitet. Sidoqoftë është një rast që duhet vlerësuar nga mjeku me praninë e pacientit.

Lidhur me pyetjen e dytë, personi nuk është shumë i qartë në artikulimin e problematikës. Megjithatë, për të hequr dyshimet e tij është mirë t’i drejtohet drejtpërdrejt mjekut.

Postime të ngjashme

Çfarë ndodh me foshnjën nëse diabeti i shtatzënisë nuk mbahet nën kontroll
Obeziteti gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të ndikojë në shëndetin e fëmijës
Sheqeri i lartë në gjak gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të mbahet nën kontroll
Mjekja tregon keqkuptimin më të madh në lidhje me obezitetin
Pse qumështi i gjirit është kaq i rëndësishëm për shëndetin dhe zhvillimin e foshnjës
Sa shpesh duhet të bëjnë kontrolle personat me obezitet dhe kur duhet të nisin ato?
Mjekja shpjegon pse rënia në peshë nuk është gjithmonë në dorën e pacientit
Çfarë do të thotë të jesh i pashëndetshëm? Mjekja shpjegon faktorët që ndikojnë në shëndet