Pse shfaqen ulçerat e gojës dhe si t’i trajtoni ato

Përshtati në shqip për “shendeti.com.al”: D.Bardhi

Ulcerat e gojës janë plagë të vogla, por shumë të dhimbshme, të cilat formohen në mukozën e gojës. Ato mund të jenë të bardha, gri ose të verdha dhe mund të shfaqet një ose disa. Zakonisht këto ulcera shfaqen në brendësi të buzës, jashtë saj ose në skajet e brendshme të buzës. Shkaqet e shfaqjes së këtyre ulcerave mund të jenë: imuniteti i dobët, prirja gjenetike, mungesa e vitaminave dhe mineraleve, problemet e tretjes, mbindjeshmëria ndaj ushqimeve të caktuara, lëndimet etj.

ulcera te gojesPërveç këtyre, ulcerat e gojës mund të formohen edhe si shkak i sëmundjeve të ndryshme, si: sëmundjet e lëkurës, sëmundjet e sistemit tretës, sëmundjet kardiovaskulare, si dhe sëmundjet e indit lidhor si rezultat i leucemisë, kimioterapisë apo rrezatimit. Këto ulcera krijojnë rrënjë, çka do të thotë se megjithëse mund të zhduken për një periudhë kohore, ato shfaqen përsëri.

Të dhënat statistikore tregojnë se nga ulcerat vuajnë rreth një e pesta e popullsisë dhe rreth 60% e njerëzve kanë pasur ulcera, zakonisht rreth gojës, të paktën një herë në vit. Sipas të dhënave statistikore, shumica e problemeve me ulcerat shihen në mesin e të rinjve nga mosha 20-40 vjeç, veçanërisht tek femrat (85%).

Ulcera është zakonisht në forma rrethore, në madhësi të ndryshme dhe fillimisht shfaqet në ngjyrë të kuqe të përflakur.

Këto plagë bëhen shumë të dhimbshme dhe kjo dhimbje mund të përforcohet në momentin kur flisni, përtypeni apo lëvizni muskujt e fytyrës. Ato shfaqen papritmas dhe në një rend të tillë: siklet, djegie, skuqje, dhimbje dhe enjtje. Këto plagë rriten gradualisht dhe kohëzgjatja e tyre varion nga 3 – 30 ditë. Sipmtomat e dhimbjeve më të forta zgjasin disa ditë, zakonisht nga 4 – 10 ditë.

Parandalimi më i mirë i ulcerave është: forcimi i sistemit imunitar, konsumimi i një diete të shëndetshme me shumë vitamina e minerale, gjumi i mjaftueshëm dhe aktiviteti i rregullt fizik.

Ushqimet më të mira për parandalimin dhe trajtimin e tyre janë qepa dhe hudhra, si dhe shpërlarja e gojës me ujë të ftohtë me kripë. Gjithashtu, këto ulcera mund të trajtohen edhe me vajra esencialë, si: vaj livandoje, vaj limoni etj. Mund t’i lyeni  ulcerat e dala me këto vajra esencialë.

Është e këshillueshmë të shmangen ushqimet pikante, të nxehta dhe me shumë erëza gjatë kohës që ju janë shfaqur ulcerat e gojës, sepse këto ushqime i acarojnë ato dhe nuk lejojnë shërimin e tyre. Mos përdorni as pastë dhëmbësh me sulfate sodiumi gjatë kohës kur keni ulcera./

Burimi: healthyfoodteam

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit