Pse të lindurit në shtator janë më të suksesshëm, sipas shkencës

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Studimi nga Universiteti i Torontos, Universiteti i Floridas dhe Universiteti Northwestern në Illnios ka zbuluar disa lajme të mira për të lindurit në muajin shtator.

Studimi sugjeron se të lindurit në muajin e nëntë të vitit janë më me fat kur bëhet fjalë për të pasur sukses. Ata kanë më shumë besim në vetvete dhe kanë më pak shanse që të përfundojnë në burk. Kjo ndodh sepse viti shkollor nis në shtator, që do të thotë se të lindurit në këtë muaj janë më të mëdhenjtë në atë vit akademik,

Sidomos, në vitet e para të arsimimit, të qenët pak më i madh në shkollë bën një diferencë të madhe në zhvillimin e  përgjithshme dhe pjekurinë.

Duke pas pak më shumë eksperiencë në vitet e para të shkollës, këta fëmijë të lindur në shtator janë më të predispozuar që të jenë më mirë me mësime dhe të kenë më shumë vetëbesim.

Ky vetëbesim rritet edhe më shumë me kalimin e kohës, prandaj kanë gjithmonë prirje për të pasur performancë më të mirë në shkollë.

Studimi është bazuar tek disa të dhëna nga shkollat publike në Florida të Amerikës, që do të thotë se nuk do të thotë medoemos se vlen e njëjta gjë edhe për Shqipërinë. Duam të ngushëllojmë veten ne të lindurit në muajt e tjerë të vitit.

Burimi: The Sun / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Si të zgjidhni pastën e duhur të dhëmbëve?
Çfarë do të thotë të jesh i pashëndetshëm? Mjekja shpjegon faktorët që ndikojnë në shëndet
hipertensioni
Nga hipertensioni te diabeti, sëmundjet që mund të shkaktojë obeziteti
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Rama për protestuesit: Kanë nevojë për psikolog dhe trajtim
"Vijnë me plagë që kërkojnë qepje"- Klinikat private në ndihmë të protestuesve të lënduar, mjeku: Kemi ambulancë në terren
Kirurgu: Plumbat e gomës mund të invalidizojnë, policia të ndërpresë përdorimin e tyre