Psikologjia e korrupsionit

Rita Strakosha

Shumë prej nesh kemi opinion të mirë për veten si njerëz të ndershëm, kur flasim për korrupsionin flasim gjithmonë për të tjerët. Por studimet tregojnë se pothuaj çdokush mund të korruptohet lehtë. Nëse gjithë të tjerët janë të korruptuar, ai që nuk korruptohet do të mbesë pa gjë, I fundit në shkallën shoqërore, me gjithë pasojat që kjo sjell. Prandaj shpesh strategjia është të jesh sa më I djallëzuar vetë ndërkohë që u kërkon gjithë të tjerëve të jenë të ndershëm.  Hipokrizia është instiktive sipas autorit të librit “Pse të gjithë janë hipokritë”, Rob Kurzban.

korrupsioniNëse nuk korruptohemi kjo mund të ndodhë thjesht se nuk na janë dhënë mundësitë. Kështu është sipas një studimi të Samuel Bendahan dhe të kolegëve të tij në Institutin Zviceran Federal të Teknologjisë në Lausanne. Ata eksperimentuan duke krijuar një lojë. Lojtarët duhet të ndanin një shumë parash mes vetes dhe “vartësit” të tyre. Kishin 3 mundësi: të rrisnin rrogën e vartësit duke ulur të tyren, të mbanin të dy rrogat njësoj, ose të pakësonin rrogën e vartësit dhe të rrisnin rrogën e vet (opsioni i “vjedhjes”).

Kur u pyetën paraprakisht se si do të silleshin, vetëm 4 % e lojtarëve deklaruan se do të vidhnin.  Gjatë lojës “shefat” që kishin vetëm një vartës nuk vodhën përgjatë 10 lojërave të njëpasnjëshme. Lojrat u lozën me shuma të vogla parash. Kurse shefat me 3 vartës-të cilët kishin më shumë pushtet dhe mund të fitonin më shumë duke vjedhur-shpejt hoqën dorë nga parimet e tyre morale. Pas 5 lojrave të para, 20% e tyre filluan të vidhnin. Kur ju ofruan mundësi shtesë që të përfitonin në kurriz të vartësit, 45% e tyre filluan të vidhnin.

Që pushteti korrupton është treguar dhe në eksperimentet e Joris Lammers në Universitetin Tilburg, Holandë. Në eksperimentin e tij subjekteve të eksperimentit u thuhej të rikujtonin një ngjarje të kaluar në të cilin ishin ndjerë të fuqishëm ose të pafuqishëm.  Personat që rikujtonin ngjarje ku kishin qenë të fuqishëm, ndjeheshin të fuqishëm gjatë eksperimentit. Personat I ndanë në dy grupe: të fuqishmit veçmas nga të pafuqishmit. Secilin grup e ndanë më dysh, njërës gjysmë i kërkuan të vlerësonte me shkallën e moralitetit veprime të listuara në një listë, kurse gjysmës tjetër I kërkuan të lozë me zar në një dhomë të izoluar dhe të deklaronin rezultatin e shortit tek asistenti i eksperimentit.  Ata që do të kishin rezultate më të mira në short do të shpërbleheshin më shumë. Rezultatet e shortit mund të shkonin nga 1 në 100. Hedhja e zarit jep rezultate të rastësishme, mjeku korrupsionprandaj mesatarja e shorteve duhet të kishte qenë rreth 50, por grupi i të fuqishmëve e kishte 70. Pra, ata kishin gënjyer.

Njerëzit me pushtet janë të prirur të gënjejnë. Po këta njerëz janë shumë më të ashpër në dënimin e tyre ndaj veprimeve jo të ndershme, se sa njerëzit që e ndjejnë veten të pafuqishëm. Të fuqishmit janë dhe hipokritë, mendojnë se veprimet e tyre janë më pak të dënueshme se të njëjtat akte të kryera nga të tjerë.

Pushteti korrupton, por jo vetëm duke krijuar mundësi për t’u korruptuar, por dhe  duke ndikuar mënyrën e të menduarit të pushtetarit.

Sipas psikologut Lammers, pushteti sjell miopi morale. Ai ka efekte të ngjashme me të alkoolit. Pirja e alkoolit e bën njeriun shumë të sigurtë në vetvete. Tek njerëzit që ndihen  me pushtet, zonat e trurit që janë të lidhura me mungesën e kontrollit moral janë të aktivizuara, sipas një studimi të kryer nga Maarten Boksem në Universitetin Erasmus, në Holandë.

Trendi i sotëm është drejt një shoqërie gjithmonë e më të korruptuar. Por kjo nuk mund të vazhdojë gjatë pa asnjë dëm për shoqërinë. Sipas historianit Peter Turchin një shoqëri e korruptuar nuk është në gjendje të mbijetojë konfliktet e armatosura me popujt me elitë më pak të korruptuar, duke ju nënshtruar kështu seleksionimit natyror. Me kalimin e shekujve mbijetojnë popujt më të mirëorganizuar dhe më pak të korruptuar.

Postime të ngjashme

Keni fëmijën me gji dhe jeni me grip? Mjekja pediatre: Kujdesi që duhet të tregoni që të mos ia transmetoni
Tejkalimet buxhetore 2021–2024 zbulojnë nevojat e larta në sektorin e shëndetësisë
“Është rritur në mënyrë eksponenciale”- Kardiologu Edvin Prifti shpjegon arsyet e atakut në moshat e reja
Pësoi atak kardiak, ndahet nga jeta këngëtari Shpat Kasapi
Bebet para kohe/ Rritet numri i fëmijëve që lindin premature, mjekët: Ndikojnë alkooli dhe mosha e madhe e nënës
Studimi: Vetëm 2 cigare në ditë rrisin me 50% rrezikun e sëmundjeve të zemrës
Me këto këshilla do të shpëtoni nga buzët e çara
Shtrëngata dhe stuhi, ja zonat më të rrezikuara nga moti i keq (HARTA)