Psoriasi dhe sëmundjet e lidhura me të

Nga mjekja dermatologe Migena Vargu, QSUT

Studimet tregojnë që ulja e peshës trupore e të sëmurëve me psorias nga 5 deri në 10%, sjell ulje të nivelit të sheqerit në gjak, ulje të presionit të gjakut, si dhe ulet rreziku për t’u prekur nga sëmundja e diabetit.

Migena VarguGjithashtu, bërja e një aktiviteti fizik (për shembull, ecje) 30 deri në 60 minuta  në ditë është shumë e mirë për çdo individ, përfshirë këtu edhe të sëmurët me psorias.

Pacientët me psorias është e nevojshme të informohen për prirjen që kanë për t’u prekur dhe nga çrregullime të tjera.

Për këtë ata duhet të jenë të kujdesshëm në minimizimin e faktorëve riskues, si:

Duhanpirja- duhet bërë këshillimi dhe trajtimi specifik për varësinë ndaj duhanit.

Hipertensioni-duhet të monitorohet tensioni arterial, dietë e varfër me kripëra, aktivitet fizik, perdorimi i preparateve trajtuese të tensionit arterial.

Hiperlipidemia-niveli i lartë i yndyrnave duhet të monitorohet, duhet përdorur dietë e varfër në yndyrna, ushtrime fizike etj.

Diabeti-duhet monitoruar , dietë specifike,  aktivitet fizik, trajtim specifik me preparate antidiabetike.

Psoriasi është një sëmundje mjaft komplekse. Kjo do të thotë që jo vetëm mjekët dermatologe, por edhe mjekët e përgjithshëm apo të specialiteteve të tjera , tek një i sëmurë me psorias nuk duhet të fokusohen vetëm në lëkurën e tyre, por edhe në kompleksitetin e çrregullimeve të tjera që ata mund të paraqesin.

Postime të ngjashme

VIDEO/ A është obeziteti i pashëndetshëm në të njëjtën formë?
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
Mjekja zbulon ushtrimet më efektive për rënien në peshë
Pse dietat e shpejta nuk ndihmojnë për rënien nga pesha
Dhjami në bark, më i keqi! Mjekja: Personat me risk të shtuar për probleme vaskulare
Çfarë është obeziteti metabolikisht i shëndetshëm dhe obeziteti metabolikisht jo i shëndetshëm