Puna me orë të gjata ju rrezikon nga kjo sëmundje

Të punuarit me orë të gjatë mund të ketë efekte shkatërruese në shëndet, duke filluar nga stresi deri tek rritja e rrezikut për zhvillimin e disa sëmundjeve kronike. Një studim i fundit ka treguar se puna me orë të gjata rrit rrezikun për zhvillimin e diabetit të tipit 1.

Mahee Gilbert-Ouimet, epidemiologe dhe profesoreshë tek Instituti për Punën dhe Shëndetin në Toronto, dhe kolegët e saj analizuan të dhënat nga një bazë të dhënash të më shumë se 7000 punonjësve në Kanada, që ishin monitoruar për më shumë se 12 vite, për të zbuluar nëse puna me orë të gjata mund të rrisë rrezikun për diabet. Në një studim të publikuar tek revista BMJ Diabetes Research & Care, ata zbuluan se gratë që punonin më shumë se 45 orë në javë ishin 51% më të rrezikuara që të zhvillonin diabet, krahasuar me ato që punon 35-40 orë në javë.

Nuk u vërejt i njëjti efekt tek meshkujt, madje u vu re e kundërta, meshkujt që punon më pak orë ishin më të rrezikuar nga diabeti.

Nuk është shumë e habitshme fakti që puna me orë të gjata lidhet me diabetin. Njerëzit që punojnë më shumë se 40 orë në javë mund të përjetojnë nivele të larta të stresit, që ndryshojnë nivelet e hormoneve si kortizoli. Ky ndryshim hormonal mund të ndikojë në nivelet e insulinës në trup dhe aftësinë e saj për të zbërthyer sheqerin. Nivelet e larta të stresit mund të shkaktojnë edhe pagjumësi dhe probleme me shëndetin mendor, ku nga ana tjetër mund të çojnë edhe në shtim në peshë dhe ndryshime në nivelet  e insulinës, duke rritur kështu rrezikun për diabet.

Një arsye përse kjo diferencë gjinore kur bëhet fjalë për punën me orë të gjata dhe rrezikun për zhvillimin e diabetit mund të jetë lloji i punës që meshkujt bëjnë. Rreth 1/3 e meshkujve të intervistuar treguan se puna e tyre konsiston në qëndrim ulur, qëndrim në këmbë dhe ecje, krahasuar me vetëm 8% të grave që punonin me orë të gjata. Sa më i lartë të jetë aktiviteti fizik i meshkujve, aq më pak të rrezikuar janë ata nga diabeti.

Burimi: Health / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?