Puna më stresuese në botë? Kamerierllëku! (Ja si ndahen punët sipas stresit)

Po të pyesni njerëzit se cilat janë profesionet më stresuese do të thonë neurokirurg, çaktivizuesh bombash, minator apo agjent burse.

Por një studim i ri tregon se janë punët e papaguara dhe të pavlerësuara ato që i bëjnë njerëzit që të jenë më të stresuar dhe si rrjedhojë, të kenë pasoja më të rënda në shëndet.

kameriere

Shkencëtarët kinezë thonë se punët e paguara pak, por që kanë shumë ngarkesë, si për shembull, kamerierët, i bëjnë punëmarrësit që të kenë rrezik më të madh për sëmundjet e zemrës dhe 58% më shumë mundësi për të pasur goditje në tru.

Ndryshe ndodh me shkencëtarët dhe arkitektët, që kanë profesione më pak stresuese dhe si rrjedhojë, më pak rrezik për sëmundje zemre.

Kërkuesit thonë se njerëzit që përjetojnë nivele të larta stresi në punë, kujdesen më pak për veten dhe shpesh pinë alkool ose duhan. Gjithashtu, shumë prej tyre janë të detyruar të punojnë me turne, çka çon në shëndet të dobët dhe rrezik për kancer.

“Pasja e shumë stresi në punë lidhet me sëmundjet e zemrës”, thotë Dingli Xu, mjek në Universitetin Mjekësor Jugor në Kinë.

Sarah Flinch, McDonald

Sarah Flinch, McDonald

Shkencëtarët thonë se stresi në punë lidhet shumë me kontrollin dhe të qenit i respektuar. Ndërsa doktorët, mësuesit dhe profesionet e tjera mund të kenë punë të rënda mendore, ata ndihen të vlerësuar dhe si rrjedhojë nuk janë shumë të stresuar. Ndërsa punët në industrinë e shërbimit janë shpesh nën fshikullimin e klientëve dhe shefave. Ata shpesh punojnë me orë të gjata.

Në vitin 2012, punonjësja e “McDonald”, Sarah Finch, 19 vjeçe, hodhi në gjyq kompaninë pasi e pushuan për sjellje jo të mirë, sepse i kishte hedhur një punonjëseje tjetër më shumë çokollatë seç duhej në racionin e saj.

Punët u klasifikuan në katër grupe duke u bazuar në: sa shumë kontroll kishin punëtorët mbi punën e tyre, sa shumë punonin, kërkesat psikologjike të punës, duke përfshirë afatet dhe mbingarkesën mendore.

Punë shumë stresuese u cilësuan ato të industrisë së shërbimit, duke përfshirë kamerierët dhe ndihmën infermierore. Në krahun tjetër, punë me pak stres cilësohen shkencëtarët dhe arkitektët. Punët pasive ishin ato me pak kërkesë dhe pak kontroll, si kopshtarët, minatorët dhe punëtorët e krahut dhe punë aktive cilësohen ato të profesionistëve që kanë detyra të vështira, por janë autonomë./ Arlinda Gjypi – Shëndet+

Postime të ngjashme

Pajisjet mjekësore të bazuara në substanca - Një kategori e re produktesh terapeutike
Kur stresi i provimeve bëhet i rrezikshëm për fëmijën tuaj – si ta dalloni dhe si ta ndihmoni
Rutina e përditshme që forcon trurin dhe përmirëson kujtesën
Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Shenjat e fshehta që tregojnë se harresa mund të jetë shqetësuese
Si ndikon koha para ekranit në zhvillimin e trurit të fëmijëve
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Sjellja që praktikojnë prindërit por që mund të ndikojë shëndetin mendor të fëmijëve të tyre