Puna stresuese të verbon

Nivelet e larta të stresit mund të shkaktojnë humbje të shikimit, ka zbuluar një studim i ri. Edhe pse dihet që humbja e shikimit mund t’i stresojë njerëzit, shkencëtarët tani thonë se edhe e anasjella është e vërtetë, dhe stresi mund të shkaktojë humbje shikimi, gjithashtu.

Stresi psikologjik mund të shkaktojë ose përkeqësojë sëmundje të syve, si glaukoma, retinopatia diabetike dhe degjenerimi makular i lidhur me moshën. Nervat dhe enët e gjakut në sy dhe tru mund të preken nga nivelet e larta të kortizolit – hormoni i stresit – i cili mund të përkeqësojë shikimin.

Stresi mund të shkaktohet nga presioni i lartë në punë apo në shtëpi, shqetësimi për diçka të caktuar ose të pasurit përgjegjësi që për ju janë shumë dërmuese.

Burimi: Daily Mail / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?