Punoj para kompjuterit, por më bllokohet krahu

Punoj gjatë gjithë kohës ulur dhe përpara kompjuterit. Prej disa muajsh kam pasur një dhimbje në shpatullën e djathtë, e cila tani më ka kaluar edhe në pjesën e përparme të krahut. Është një dhimbje tepër e fortë sa ndonjëherë më duket sikur nuk kompjutere përdor dot fare krahun. Dhimbja më pushon nëse lë punën, por në momentin e parë që bëj një veprim me dorën e djathtë, më vijon sërish. Mundohem të bëj edhe pushim hera-herës, por prapë më fillon. A mund të më thoni se ç’duhet të bëj?

Përgjigjet mjekja reumatologe, Julia Kollçaku  

Kjo mund të jetë në kuadrin e një osteotendinoze të artikulacionit të supit, të anës qëi  dhemb e cila rëndohet nga mbipërdorimi i krahut. Ose mund të kemi të bëjmë me spondiliartrozë cervikale. Ka nevojë për një rezonancë magnetike për të vendosur diagnozën e saktë. Është mirë që pacienti të lidhet me mjekun e familjes e më tej me specialistin reumatolog të poliklinikës përkatëse, në mënyrë që të përcaktohet tamam problemi që ka. Nuk është mirë që situata të lihet pas dore, pasi mund të rëndohet.

Postime të ngjashme

Mjekja pediatre: Si ta përdorni kondicionerin në mënyrë që fëmija i porsalindur të mos sëmuret
Pyet mjekun: Si t’i ndalojmë ngërçet në këmbë gjatë natës?
Pyet mjekun: A duhet të rri në regjim shtrati për dhimbjen e shpinës?
Efektet e hepatitit C në trupin tuaj, si mjekohet
A mund të pi kafe para analizës së gjakut?
Si trajtohen pacientët me HTA kur kanë dhe sëmundje pulmonare obstruktive?
Pyet mjekun: "Kam mpirje të këmbëve, a më vjen kjo për shkak të Trombofilisë Hereditare?"
Pyet mjekun: Pse ndodh urinimi i shpeshtë natën?