Punonjësi u diagnostifikua me kancer, ja çfarë bëri shefi i tij

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Ellick_shefi

Kur Keith Ellick u diagnostikua me kancer, shefi i tij, Addam Smith, donte që të bënte diçka që t’i ngrinte humorin. Drejtori i kompanisë publikoi në rrjetin social “Facebook” për gjendjen e punonjësit së tij dhe shumë vetë i erdhën në ndihmë me ide të ndryshme.

Smith së bashku me 50 persona në ekip kaluan shtatë ditë për të transformuar shtëpinë me dy dhoma të Ellick, ku qëndronte me bashkëshorten e tij Sasha dhe djalin Leyton, 5 vjeç.

Teksa familja e Ellick po shijonte pushimet, punonjësit e tjerë kishin nisur me transformimin e shtëpisë. Ata ndryshuan dyshemenë, kuzhinën, banjën, tarracën dhe oborrin, duke e transformuar të gjithë shtëpinë. Ky gjest i shefit dhe punonjësve të tjerë e gëzoi shumë z. Ellick.

“Shtëpia dukej si një apartament luksoz nga brenda. Nuk di sa t’i falënderoj Addamin dhe të gjithë të tjerët.  Kemi mbetur të shokuar nga ajo që kanë bërë për ne”, u shpreh 41-vjepari pasi pa transformimin e shtëpisë.

Ellick u diagnostifikua me kancer në muajin janar dhe mjekët i dhanë vetëm 12 muaj jetë. Shefi i tij vendosi që ta ndihmojë, pasi Ellick i tregoi për sëmundjen dhe se frika e tij më e madhe ishte se çfarë do të bëhej me familjen e tij pasi të largohej nga jeta.

“Gjëja e parë që më tha ishte “Nuk kam as mjaftueshëm para për funeralin. Ai nuk ishte i shqetësuar për veten, por për familjen”, tregon Smith.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin