Punonjësit e zyrës kanë shëndet më të mirë mendor, sesa ata që punojnë nga shtëpia

Një studim i fundit, i titulluar “Kultura e Punës dhe Mirëqenia Mendore” nga Sapiens Lab, zbulon se si kultura e vendit të punës ka një ndikim të rëndësishëm në shëndetin mendor. Ky hulumtim, i cili anketoi 54,831 punonjës nga 65 shtete (përfshirë mbi 5,000 nga India), thekson se marrëdhëniet në punë dhe mirëkuptimi personal që gjen në punë janë po aq të rëndësishme për mirëqenien mendore sa jeta familjare.

Disa nga gjetjet kryesore sugjerojnë se punonjësit që punojnë nga shtëpia/ose ambiente të tjera kanë një shëndet mendor më të dobët krahasuar me ata që punojnë në zyra/ambiente pune,  duke theksuar përfitimet e mundshme të ndërveprimeve ballë për ballë. Studimi tregon gjithashtu se ekipet më të mëdha tentojnë të krijojnë mirëqenie më të madhe, ndërsa profesionet që përfshijnë kujdesin për njerëzit, punën me njohuri dhe menaxhimin e biznesit shpesh rezultojnë në shëndet më të mirë mendor sesa ato të shërbimit ndaj klientëve ose punët fizike.

Mes stresorëve kryesorë që janë identifikuar, marrëdhëniet jo të mira me kolegët dhe mungesa e vlerësimit për punën kanë çuar në rënien më të madhe të mirëqenies mendore—dhe kjo është e krahasueshme me vështirësitë në marrëdhëniet familjare. Nga ana tjetër, problemet me ngarkesën e punës kanë pasur ndikim të fortë në gjumë, vlerësimin e vetvetes dhe shëndetin fizik, ndërsa fleksibiliteti në orar ka pasur një ndikim më të vogël.

Postime të ngjashme

Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Shumica prej nesh e bëjmë këtë gabim pa e ditur – dhe po rrezikojmë shëndetin
Treguesi delikat në syrin tuaj që mund të nënkuptojë se do të keni demencë në moshën 45-vjeçare
Kombinimi i barnave mund të parandalojë mijëra sulme në zemër
Shkencëtarët tregojnë ndryshimin e stilit të jetesës, që mund të vonojë demencën për vite të tëra
Shkencëtarët zbulojnë se vuajtja nga migrena rrit me 70% shanset për goditje vdekjeprurëse
Dy zakone që po shkatërrojnë trurin dhe trupin tuaj