Përbërësit për 4-5 persona
- 1 kg spinaq
- 2 kokrra vezë
- 1-2 gota uji
- 2 lugë gjelle gjalpë
- 2 lugë gjelle miell
Spinaqi i pastruar dhe i larë zihet 5-7 minuta në ujë të valuar me kripë, kullohet, shtrydhet, kalohet në makinën e puresë ose në sitë dhe lihet në një anë.
Kaurdiset mielli me gjalpë ose margarinë pa marrë ngjyrë, hidhet qumështi, kripë dhe zihet derisa të bëhet një salcë qumështi e trashë, shtohet pureja e spinaqit, përzihet lehtë dhe vihet në zjarr të marrë 2-3 valë, po të jetë shumë e trashë hollohet me qumësht të nxehtë.
Hiqet nga zjarri dhe sipër i hidhet gjalpë ose qumësht që të mos zero kore. Kjo pure mund të përdoret si garniturë për mishra të pjekura ose të ziera, për qofte, rosto, etj
Shërbehet si pjatë e veçantë, sipër vihet një vezë e zier surbull ose poshe (e zier pa lëvozhgë).
Ju bëftë mirë!


