Puthja vdekjeprurëse: Kurrë mos i puthni fëmijët nëse keni herpes në buzë

Një vogëlushe përfundoi me plagë të rënda në duar dhe krahë pasi u prek nga herpesi. 3-vjeçarja, emri i të cilës nuk bëhet i ditur, mendohet se e mori këtë infeksion pasi i ati i saj, të cilit i ishte krijuar një herpes në buzë si pasojë e ftohjes, e kishte puthur.

Mjekët fillimisht i ngatërruan simptomat e saj me të ekzemës dhe i dhanë antihistaminë, antibiotikë dhe kremra për këtë sëmundje. Pas një jave vajza u shtrua sërish në spital sepse nuk i ishin shëruar plagët. Këtë herë nëna u tha mjekëve që të atit të vajzës i ishte krijuar herpes si pasojë e ftohjes,

Pasi morën mjekime për herpes, plagët iu shëruan për 10 ditë. Herpesi mund të rezultojë vdekjeprurës tek fëmijët duke qenë se sistemi i tyre imunitar nuk është zhvilluar plotësisht.

Burimi: Daily Mail / Shendeti.com.al

 

 

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?