Pyet farmacistin: Ku duhen ruajtur ilaçet?

Ilaçet nuk duhet të ekspozohen ndaj lagështirës, nxehtësisë ose dritës, prandaj duhen ruajtur në një vend të thatë, të ftohtë (nën 25 gradë), thotë farmacistja Colin Dougall, nga Skocia.

Mos i mbani ato në kabinetin e tualetit (sepse ka lagështirë) ose në bufen e kuzhinës, sipër sobës.

Tabletat dhe kapsulat janë të mbështjellë mirë me tableta që i mbrojnë nga lagështira, megjithatë, ju duhet përsëri të kujdeseni për to, pasi në të kundërt nuk do të funksionojnë.

Ilaçe të caktuara duhet të mbahen në frigorifer, si pikatori për sy khloramfenikol (për alergjitë bakteriale), dhe antibiotikët e lëngshëm (që u jepen fëmijëve shpesh me shumë vështirësi) pasi janë të ndjeshëm ndaj temperaturës dhe sapo hapen duhet të përdoren vetëm për disa ditë.

Burimi: Daily Mail / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Si mund të humbasë peshë në mënyrë të shëndetshmë një person obez?
Çfarë ndodh me foshnjën nëse diabeti i shtatzënisë nuk mbahet nën kontroll
Obeziteti gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të ndikojë në shëndetin e fëmijës
Sheqeri i lartë në gjak gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të mbahet nën kontroll
Mjekja tregon keqkuptimin më të madh në lidhje me obezitetin
Pse qumështi i gjirit është kaq i rëndësishëm për shëndetin dhe zhvillimin e foshnjës
Sa shpesh duhet të bëjnë kontrolle personat me obezitet dhe kur duhet të nisin ato?
Mjekja shpjegon pse rënia në peshë nuk është gjithmonë në dorën e pacientit