Pyet mjekun: A mundem në terapi të krijoj disa ngjarje të bukura në fëmijërinë time të trishtë?

Silvana Kola-Loka
Psikologe

– Dr. Loka! A mundem në terapi të krijoj disa ngjarje të bukura në fëmijërinë time të trishtë? Unë kam nevojë për disa kujtime të bukura…! Të lutem, më ndihmo të krijoj ca kujtime që nuk i kam jetuar asnjë herë!

Të dashur miq!
Bëni ç’të keni mundësi për t’iu dhënë fëmijëve një ngjarje të bukur në jetën e tyre prej fëmije, në të gjitha rolet që keni!
Ju mund të jeni prindi, motra e madhe, tezja apo ungji, edukatorja apo mësuesja, fqinji, miku i familjes, shitësi në marketin e lagjes, etj, etj.
Bëni ç’të mundeni për të bërë fëmijët të kenë diçka të bukur dhe kuptimplotë për të kujtuar nga fëmijëria e tyre!
Kështu do të mundemi të rrisim njerëz të cilët e dinë se meritojnë të jenë të lumtur sepse ata kanë qenë në vëmendjen dhe kujdesin e dikujt, dikur, diku në kohën që kanë qenë fëmijë.
Unë nuk di thuajse asgjë nga lëmshi i madh i jetës njerëzore, por mendoj se kam parë mjaftueshëm lëndë njerëzore në kolltukun përballë meje për të arritur në këtë konkluzion:
“Njeriu e ka më të lehtë të përballet me sfidat e jetës dhe të luftojë për t’ia dalë mbanë nëse e di me siguri që dikush atje jashtë e do pa kushte; që ai është i rëndësishëm për dikë.”
Të dashur miq dhe mikesha!
Jini gëzimi në jetën e një fëmije, edhe nëse nuk është fëmija juaj! Tek e fundit, secili prej nesh ka diçka që na bën të të gjithëve!

Postime të ngjashme

Mjekja shpjegon pse rënia në peshë nuk është gjithmonë në dorën e pacientit
Çfarë do të thotë të jesh i pashëndetshëm? Mjekja shpjegon faktorët që ndikojnë në shëndet
hipertensioni
Nga hipertensioni te diabeti, sëmundjet që mund të shkaktojë obeziteti
A mund të jesh obez pa komplikacione shëndetësore? Ja çfarë thotë mjekja
VIDEO/ A është obeziteti i pashëndetshëm në të njëjtën formë?
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç