Sa ndikon mbipesha dhe obeziteti në formimin e gurëve në veshka?
Përgjigjet Valbona Bajrami, mjeke nefrologe.
Të dy këta faktorë shoqërohen me rritje të riskut për gurë renale. Shkencëtarët mendojnë që ekziston një lidhje ndërmjet acideve yndyrore, insulino-rezistencës dhe përbërjes së urinës. Njerëzit me peshë të madhe trupore sekretojnë më shumë kalcium dhe acid urik në urin çka rritin rriskun për formim gurësh renale. Tek individët obezë me BMI>30 kg/m 2 incidenca për gurë renale shkon 4.9% në krahasim me ata jo-obezë që shkon 2.6%./ Shendeti.com.al


