Pyet mjekun/ Çfarë i bën alkooli mikrobiomës sime të zorrëve?

Efekti i alkoolit në trup mund të konsiderohet një çështje e diskutueshme. Ndërsa është e qartë se pirja e një koktejli çdo ditë mund të ndikojë negativisht në shëndetin e zemrës dhe ciklin e gjumit. Me ardhjen e tetorit, mund të jetë koha për të reflektuar për çdo gotë pije alkolike.

 “Njerëzit gjithmonë duan të dinë, çfarë i bën alkooli mikrobiomës sime të zorrëve?”, thotë gastroenterologu dhe autori i librit të gatimit Will Bulsiewicz, në një video të fundit në Instagram. “Epo, është shumë e qartë se konsumimi i rëndë i alkoolit është i dëmshëm për zorrën tonë”.

Bulsiewicz shpjegon se si konsumimi i alkolit vetëm gjatë një nate mund të ndikojë në zorrë, si dhe mënyra të përshtatshme për të përfshirë alkoolin në një model të shëndetshëm të ushqyerjes.

Sipas një studimi, rezultati i të cilit ishte se, brenda 30 minutave nga pirja e alkoolit, vihej re se nivelet e endotoksinës bakteriale (toksinë që mund të shkaktojë inflamacion) fillojnë të rriten.

Alkooli që shkakton inflamacion në trup nuk është një lajm tronditës, por ajo që është befasuese është ndikimi i tij i drejtpërdrejtë në zorrë. Një studim i vitit 2021 i botuar në Gazetën Ndërkombëtare të Shkencave Molekulare, gjithashtu mbështet studimet e mëparshme mbi alkolin. Ky studim tregon se konsumimi i rregullt i alkoolit mund të ndryshojë përbërjen tuaj të mikrobiomës, e cila lidhet me problemet e tretjes, si lëvizjet e parregullta të zorrëve dhe diarreja.

Por,mos u dekurajoni: për shumicën e njerëzve, një pije e rastësishme mund të përfshihet në një model ushqimi të shëndetshëm. Bulsiewicz madje pranon në mbishkrimin e videos së tij në Instagram se ai “do të pijë ende një birrë ose një gotë verë me miqtë e tij”, por të qenit i ndërgjegjshëm është çelësi. Pirja e alkoolit me moderim është mënyra më e mirë për ta shijuar atë në dietën tuaj të shëndetshme.

Burimi: EatingWell.com

Postime të ngjashme

Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Si mund të humbasë peshë në mënyrë të shëndetshmë një person obez?
Çfarë ndodh me foshnjën nëse diabeti i shtatzënisë nuk mbahet nën kontroll
Obeziteti gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të ndikojë në shëndetin e fëmijës
Sheqeri i lartë në gjak gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të mbahet nën kontroll
Mjekja tregon keqkuptimin më të madh në lidhje me obezitetin
Pse qumështi i gjirit është kaq i rëndësishëm për shëndetin dhe zhvillimin e foshnjës