Pyet mjekun: Çfarë i shkakton rrathët poshtë syve?

Përshëndetje Gazeta Shëndeti! Ju lutem, a mund të më jepni ndonjë informacion nga se shkaktohen rrathët poshtë syve edhe në moshë të re. Faleminderit!

Përgjigjet mjekja dermatologe, Blerta Gjoni

Pjesa rreth syve është e përbërë nga lëkurë shumë e hollë dhe delikate, ndërsa muskulatura nga fibra kolagjeni. Duke qenë se në këtë pjesë ka pak ind lidhor, fenomeni i edemës rreth syve ndodh më lehtë se në çdo pjesë tjetër të fytyrës.

Shkaktarët mund të jenë të ndryshëm, duke nisur që nga prirja gjenetike, pagjumësia, lodhja, stresi e deri në patologji të ndryshme, si për shembull anemia. Megjithatë ne nuk mund të vendosim diagnozë, pa kryer një konsultë, pasi duhen marrë në konsideratë shumë faktorë. Mosha, gjinia (ndryshe shprehet tek meshkujt, ndryshe tek femrat) sa e agravuar është etj./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
Mjekja zbulon ushtrimet më efektive për rënien në peshë
Pse dietat e shpejta nuk ndihmojnë për rënien nga pesha
Dhjami në bark, më i keqi! Mjekja: Personat me risk të shtuar për probleme vaskulare
Çfarë është obeziteti metabolikisht i shëndetshëm dhe obeziteti metabolikisht jo i shëndetshëm
“Nuk duhet të hani një vakt në ditë”, mjekja zbulon sekretin për një jetesë të shëndetshme për pacientët obezë