Pyet mjekun: Çfarë të bëj për mosmbajtjen e urinës?

Do të doja një informacion pak më të gjerë që lidhet me mjekësinë popullore. Çfarë mund të ketë ndonjë recetë në rastet e mosmbajtjes së urinës në moshat e rritura?

Ju faleminderit!

Përgjigjet mjeku alternativ Hysni Dankshi

Shpeshherë sidomos tek burrat ndodh që nuk mbahet urina, urinojnë si ditën edhe natën.

Kjo ndodh tek ata persona ku fshikëza e urinës është e zmadhuar. Për këtë përdoren disa bimë popullore për të normalizuar urinën. Efekti i këtyre bimëve është të zvogëlojë fshikëzën e urinës dhe ureterin. Të tilla janë: hithra, aguliçja, sherbela.

-Në 1 litër ujë hidhni 5 lugë gjelle me gjethe hithre të thara e të grimcuara. I zieni 10-15 min. Si të ftohet kullojeni dhe shtrydheni me anën e një nape të bërë dysh. Pihet çdo vakt mbas buke, nga 1 gotë uji i vakët. Ëmbëlsojeni sipas dëshirës, me sheqer ose me mjaltë.

-Në ujin që sapo ka valuar, hidhni 5 lugë gjelle aguliçe. Ena mbulohet me kapak. Lihet 30 minuta në qetësi dhe pastaj kullohet dhe shtrydhet. Lëngu ëmbëlsohet sipas dëshirës, me sheqer ose me mjaltë. Pihet çdo vakt mbas buke nga 1 filxhan çaj i vakët.

-Merrni 30 gr këputje, 20 gr sherebelë, pak mështeknë, 10 gr lule mëllagë e bardhë. Kjo përzierje mbahet 4 orë në gjysmë litri ujë të ftohtë. Pasi e ziejmë 5 minuta, e lëmë 20 minuta në qetësi. Kullojeni dhe pijeni atë ditë, 3 doza të tilla në ditë para buke. Mjekimi vazhdon 7-10 ditë./ Shendeti.com.al/ 

Postime të ngjashme

Çfarë ndodh me foshnjën nëse diabeti i shtatzënisë nuk mbahet nën kontroll
Obeziteti gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të ndikojë në shëndetin e fëmijës
Sheqeri i lartë në gjak gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të mbahet nën kontroll
Mjekja tregon keqkuptimin më të madh në lidhje me obezitetin
Pse qumështi i gjirit është kaq i rëndësishëm për shëndetin dhe zhvillimin e foshnjës
Sa shpesh duhet të bëjnë kontrolle personat me obezitet dhe kur duhet të nisin ato?
Mjekja shpjegon pse rënia në peshë nuk është gjithmonë në dorën e pacientit
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare