Pyet mjekun: Djali ka gjakderdhje nga hunda dhe goja. Çfarë duhet të bëj?

Djali im ka gjakderdhje të vazhdueshmë nga hundët, (pothuajse çdo ditë) ndonjëherë edhe nga goja. Ju lutem më tregoni se çfarë duhet të bëj?

Përgjgijet mjekja ORL pranë Poliklinikës Qëndrore, Klodiana  Zaharia

Për gjakderdhjen nga hundët dhe goja ka shkaqe te ndryshme etiologjike, por që pa bërë një vizitë dhe egzaminim të hollësishëm, nuk mund të vihet diagnoza.

Ne duhet të gjejmë origjinën se nga vjen kjo gjakderdheje dhe çfarë e shkakton. Së pari bëjmë një egzaminim lokal të hundës dhe gojës, për të kaluar më pas tek anamneza ku shikojmë nqs vuan ose jo nga ndonjë sëmundje kronike ky fëmijë, a është duke përdorur medikamente të tjera, a ka ndonjë anemi të trashëguar, dhe më pas kalojmw në egzaminime të hollësishme. Në bazë të këtyre konkludojmë nqs kemi të bëjmë me një shkak lokal (enë e dëmtuar, një ulçër e vogël, një virozë) apo një shkak madhorë që që në këtë rast mund të ishte edhe një malinjomë e hundës.

Duke marë parasysh çdo faktor risku, unë do i rekomandoja të mos e anashkalonte këtë problem, dhe sa më parë ta çonte fëmijën për një vizitë ORL./ https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Si mund të humbasë peshë në mënyrë të shëndetshmë një person obez?
Çfarë ndodh me foshnjën nëse diabeti i shtatzënisë nuk mbahet nën kontroll
Obeziteti gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të ndikojë në shëndetin e fëmijës
Sheqeri i lartë në gjak gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të mbahet nën kontroll
Mjekja tregon keqkuptimin më të madh në lidhje me obezitetin
Pse qumështi i gjirit është kaq i rëndësishëm për shëndetin dhe zhvillimin e foshnjës
Sa shpesh duhet të bëjnë kontrolle personat me obezitet dhe kur duhet të nisin ato?
Mjekja shpjegon pse rënia në peshë nuk është gjithmonë në dorën e pacientit