Pyet mjekun: “E kam gjuhën të bardhë, të ashpër dhe kam mungesë oreksi. Çfarë mund të jetë?”

Ju lutem a mund të më ndihmoni për problemin tim. Prej disa kohësh ngjyra e gjuhës më është bërë e bardhë, e ashpër dhe kam mungesë të theksuar oreksi (kam rënë shumë dhe në peshë). Nuk po gjej derman me asnjë lloj ushqimi. Çfarë mund të jetë? Më sugjeroni diçka ju lutem.

Përgjigjet Nevila Lengu, mjeke gastrohepatologe në Poliklinikën e Specialiteteve Nr.1, Tiranë.

Unë do ju rekomandoja të bënit një bilanc biokimik, eko abdominale (kulturë fyti dhe fibrogastroskopi. Janë ekzaminime të cilat nuk kërkojnë shumë kohë. Në përfundim të këtyre ekzaminimeve sigurisht që zonja do të ketë një përgjigje të saktë dhe do të mund të marrë mjekimin dhe këshillat e duhura. Pasi të ketë kryer ekzaminimet mund të më kontaktojë përsëri.

Botuar në Shendeti.com.al, shkurt 2018

Postime të ngjashme

Mjekja shpjegon pse rënia në peshë nuk është gjithmonë në dorën e pacientit
Çfarë do të thotë të jesh i pashëndetshëm? Mjekja shpjegon faktorët që ndikojnë në shëndet
hipertensioni
Nga hipertensioni te diabeti, sëmundjet që mund të shkaktojë obeziteti
A mund të jesh obez pa komplikacione shëndetësore? Ja çfarë thotë mjekja
VIDEO/ A është obeziteti i pashëndetshëm në të njëjtën formë?
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç