Pyet mjekun: E kam gliceminë nën 60, a më ndikon në këmbë?

testi i glicemise

Mirëmbrëma! Kam kaq kohë me një glicemi të ulët nën 60. Kam një dhimbje gishtash në këmbë e më duket sikur do të bëhen plagë. Dua të di a ndikon kjo ulje e glicemisë apo jo?

Përgjigjet mjeku endokrinolog Dashamir Gjergji

Nëse vuani nga diabeti dhe jeni me mjekim për këtë sëmundje, është e mundshme që të ndodhë edhe ulja e sheqerit në moment të caktuara, por nuk është diçka normale të ndodhë vazhdimisht. Diçka nuk shkon me mjekimin. Nëse nuk jeni duke marrë mjekime për diabetin, gjendja është pak më shqetësuese, që do të thotë se vuani nga hipoglycemia kronike.

Në këtë rast duhet të konsultoheni dhe të merrni një mjekim, sepse gjithmonë pas kësaj gjendjeje fshihet një shkak.

Sa për shqetësimet në gishta, mund të kenë lidhje me vuajtjen e nervave të gishtërinjve nga mungesa e sheqerit. Për plagë nuk ka asnjë rrezik.

Postime të ngjashme

Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
Mjekja zbulon ushtrimet më efektive për rënien në peshë
Pse dietat e shpejta nuk ndihmojnë për rënien nga pesha
Dhjami në bark, më i keqi! Mjekja: Personat me risk të shtuar për probleme vaskulare
Çfarë është obeziteti metabolikisht i shëndetshëm dhe obeziteti metabolikisht jo i shëndetshëm
“Nuk duhet të hani një vakt në ditë”, mjekja zbulon sekretin për një jetesë të shëndetshme për pacientët obezë