Pyet mjekun: Fëmija im ka dy ditë me diarre…

Përshëndetje! Fëmija im ka 2 ditë me diarre. Ju lutem, çfarë mund të bëj se e shikoj që nuk ka as oreks.

Përgjigjet mjeku gastrohepatolog, Altin Cekodhima

Fëmijët mund të kenë diarre akute ose kronike. Shkaqet mund të jenë bakteriale, virale, parazitare, medikamentoze, çrregullime funksionale dhe ndjeshmëria ndaj ushqimeve. Infeksioni viral prej rotavirusit është shkaku më i shpeshtë tek fëmijët, i cili mund të shkaktojë diarre që ndalon brenda 3-9 ditësh.

Medikamentet që përdoren për trajtimin e diarresë tek të rriturit mund të jenë të rrezikshëm në qoftë se përdoren tek fëmijët. Diarreja tek fëmijët mund të mjekohet vetëm nën ndjekjen e mjekut.

Diarreja mund të jetë e rrezikshme tek të porsalindurit dhe të miturit. Tek fëmijët, diarretë e ashpra që zgjasin 1-2 ditë mund të çojnë në dehidrim. Për shkak se fëmija mund të vdesë nga dehidrimi brenda pak ditësh, trajtimi kryesor tek fëmijët është rehidrimi./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Çfarë ndodh me foshnjën nëse diabeti i shtatzënisë nuk mbahet nën kontroll
Obeziteti gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të ndikojë në shëndetin e fëmijës
Sheqeri i lartë në gjak gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të mbahet nën kontroll
Mjekja tregon keqkuptimin më të madh në lidhje me obezitetin
Pse qumështi i gjirit është kaq i rëndësishëm për shëndetin dhe zhvillimin e foshnjës
Sa shpesh duhet të bëjnë kontrolle personat me obezitet dhe kur duhet të nisin ato?
Mjekja shpjegon pse rënia në peshë nuk është gjithmonë në dorën e pacientit
Çfarë do të thotë të jesh i pashëndetshëm? Mjekja shpjegon faktorët që ndikojnë në shëndet