Pyet mjekun: “I kam këmbët shumë të ënjtura. Nga se mund të vijë kjo?”

Përshëndetje! Ju lutem, a mund të pyesni një mjek për problemin tim. I kam këmbët shumë të ënjtura. Nga se mund të vijë kjo?

Përgjigjet Rovena Liço, mjeke reumatologe në Poliklinikën e Specialiteteve Nr.1, Tiranë.

Enjtja e këmbëve është  një nga ankesat që haset shpesh në praktikën tonë të përditshme, qoftë e njëanshme apo e dyanshme. Ënjtja shkaktohet nga dalja e lëngjeve nga shtrati nazal dhe akumulimi i tij në indet përreth. Nga shkaqet kryesore të saj janë mbajtja e kripës prej organizmit, nivelet e ulëta të albuminës në gjak si rezultat i sëmundjes së veshkave ose mëlçisë, cellulitis (formë infeksioni e indit nënlëkurë), insuficienca venoze, pamjaftueshmëria kardiake, shtatzënia, probleme të drenimit nga enët limfatike. Nga shkaqet më të zakonshme mund të përmendim stinën e nxehtë, qëndrimin pa lëvizur për një kohë të gjatë, ndryshimet hormonale, marrja e disa medikamenteve si anti-inflimatorët josteroide, kortizonikët, disa preparate kardiake etj. Ankesat që bashkëshoqërojnë ënjtjen e këmbëve variojnë nga ndjenja e rëndesës në këmbë, skuqja apo nxirja e tyre,  kruajtja, dhimbja, deri në shfaqjen e plagëve të ndryshme.

Këshilla më e mirë është në këtë rast është orientimi drejt një jete sa më të shëndetshme, me aktivitet fizik, shmangien e shtimit në peshë, përdorimin e çorapeve të llastikut nëse vuajmë nga variçet, ngritjen e këmbëve mbi nivelin e trupit disa herë në ditë, si teknikë për të evituar mbetjen e gjakut në periferi, evitimin e qëndrimit gjatë në këmbë pa lëvizur. Kontrolli te mjeku dhe përdorimi i preparateve të nevojshme si diuretikët, antikoagulantët, antibiotikët, sipas gjykimit të mjekut./ Shendeti.com.al, mars 2018

Postime të ngjashme

Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Si mund të humbasë peshë në mënyrë të shëndetshmë një person obez?
Çfarë ndodh me foshnjën nëse diabeti i shtatzënisë nuk mbahet nën kontroll
Obeziteti gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të ndikojë në shëndetin e fëmijës
Sheqeri i lartë në gjak gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të mbahet nën kontroll
Mjekja tregon keqkuptimin më të madh në lidhje me obezitetin
Pse qumështi i gjirit është kaq i rëndësishëm për shëndetin dhe zhvillimin e foshnjës