Pyet mjekun: “I kam këmbët shumë të ënjtura. Nga se mund të vijë kjo?”

Përshëndetje! Ju lutem, a mund të pyesni një mjek për problemin tim. I kam këmbët shumë të ënjtura. Nga se mund të vijë kjo?

Përgjigjet Rovena Liço, mjeke reumatologe në Poliklinikën e Specialiteteve Nr.1, Tiranë.

Enjtja e këmbëve është  një nga ankesat që haset shpesh në praktikën tonë të përditshme, qoftë e njëanshme apo e dyanshme. Ënjtja shkaktohet nga dalja e lëngjeve nga shtrati nazal dhe akumulimi i tij në indet përreth. Nga shkaqet kryesore të saj janë mbajtja e kripës prej organizmit, nivelet e ulëta të albuminës në gjak si rezultat i sëmundjes së veshkave ose mëlçisë, cellulitis (formë infeksioni e indit nënlëkurë), insuficienca venoze, pamjaftueshmëria kardiake, shtatzënia, probleme të drenimit nga enët limfatike. Nga shkaqet më të zakonshme mund të përmendim stinën e nxehtë, qëndrimin pa lëvizur për një kohë të gjatë, ndryshimet hormonale, marrja e disa medikamenteve si anti-inflimatorët josteroide, kortizonikët, disa preparate kardiake etj. Ankesat që bashkëshoqërojnë ënjtjen e këmbëve variojnë nga ndjenja e rëndesës në këmbë, skuqja apo nxirja e tyre,  kruajtja, dhimbja, deri në shfaqjen e plagëve të ndryshme.

Këshilla më e mirë është në këtë rast është orientimi drejt një jete sa më të shëndetshme, me aktivitet fizik, shmangien e shtimit në peshë, përdorimin e çorapeve të llastikut nëse vuajmë nga variçet, ngritjen e këmbëve mbi nivelin e trupit disa herë në ditë, si teknikë për të evituar mbetjen e gjakut në periferi, evitimin e qëndrimit gjatë në këmbë pa lëvizur. Kontrolli te mjeku dhe përdorimi i preparateve të nevojshme si diuretikët, antikoagulantët, antibiotikët, sipas gjykimit të mjekut./

Botuar në Shendeti.com.al, Mars 2018

 

Postime të ngjashme

Mjekja shpjegon pse rënia në peshë nuk është gjithmonë në dorën e pacientit
Çfarë do të thotë të jesh i pashëndetshëm? Mjekja shpjegon faktorët që ndikojnë në shëndet
hipertensioni
Nga hipertensioni te diabeti, sëmundjet që mund të shkaktojë obeziteti
A mund të jesh obez pa komplikacione shëndetësore? Ja çfarë thotë mjekja
VIDEO/ A është obeziteti i pashëndetshëm në të njëjtën formë?
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç