Pyet mjekun: Jam operuar nga gurët në veshka

Jam operuar ka 5 muaj nga gurët në veshka, mirëpo pas një muaji kanë filluar të më enjten këmbët dhe duart. Menjëherë jam shtruar, kam qëndruar 2 javë, mirëpo asnjë ndryshim, edhe pse i kam bërë të gjitha llojet e analizave.

Përgjigjet mjeku Alketa Koroshi, nefrolog

Përgjithësisht një pacient që vuan nga gurët në veshka nuk bën enjtje të këmbëve dhe të duarve. Enjtjet përgjithësisht janë fenomene që kanë lidhje me sëmundje të mëlçisë ose me sëmundje të zemrës. Nëse një i sëmurë është me cirrozë të mëlçisë, ai bën enjtje dhe fryrje barku. Ose një i sëmurë me insufiçensë kardiake, edhe ai bën enjtje. Në të sëmurët me sëmundje të veshkave bëjnë enjtje vetëm të sëmurët që janë me albuminë shumë në urinë. Ata që janë me glomerulonefrite. Diagnozat e tjera të veshkave siç janë gurët në veshka nuk bëjnë enjtje./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Çfarë ndodh me foshnjën nëse diabeti i shtatzënisë nuk mbahet nën kontroll
Obeziteti gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të ndikojë në shëndetin e fëmijës
Sheqeri i lartë në gjak gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të mbahet nën kontroll
Mjekja tregon keqkuptimin më të madh në lidhje me obezitetin
Pse qumështi i gjirit është kaq i rëndësishëm për shëndetin dhe zhvillimin e foshnjës
Sa shpesh duhet të bëjnë kontrolle personat me obezitet dhe kur duhet të nisin ato?
Mjekja shpjegon pse rënia në peshë nuk është gjithmonë në dorën e pacientit
Çfarë do të thotë të jesh i pashëndetshëm? Mjekja shpjegon faktorët që ndikojnë në shëndet