Pyet mjekun: Kalova gripin, por më ka mbetur kolla! A është gjë shqetësuese?

Përshëndetje! Në dhjetor kalova gripin me kollë, temperaturë të lartë dhe ethe. Kolli më zgjati ca si shumë, pavarësisht mjekimit me Ampicillinë capsule 3×2, shurup Bisolvon 2×30 pika dhe 3 ditë nga 1 ampulë Prednizolon. Pas këtij mjekimi kolla m’u rrallua pak vetëm për një javë. Tani ka më shumë se një muaj që kam kollë. Në fillim e kisha thjesht kollë ngacmuesë të thatë në fyt, tani e kam kollë me sekrecione, sidomos gjatë natës, kur eci shpejt apo kur dal në mëngjes. Si mund të veproj në këtë rast?

Përgjigjet dr. Kozeta Hoxha, mjeke infeksioniste pranë Qendrës Shëndetësore të Speciliteteve Nr.1

Nisur nga ajo çka përshkruan pacienti më lart, gjëja e parë që unë do i rekomandoja është  që të bënte patjetër një grafi pulmoni për të parë nëse sëmundja (gripi) ka kaluar në bronkopneumoni. Nëse pas grafisë rezulton se kemi të bëjmë më një bronkopneumoni, atëherë duhet të vazhdojë konsultat me mjekun pneumolog, megjithëse nga të dhënat nuk përjashtohet mundësia edhe për ndonjë problem kardiak.

Pse problem kardiak?!

Sepse pacienti pëshkruan që kolla i shtohet kur ka efort/sforcim dhe lodhje dhe të gjitha këto na bëjnë të mendojmë për ndonjë problem të mundshëm kardiak. Unë do e rekomandoja të mos i anashkalonte këtë simptoma, por sa më parë të kërkojë asistencë mjeksore./ https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Si mund të humbasë peshë në mënyrë të shëndetshmë një person obez?
Çfarë ndodh me foshnjën nëse diabeti i shtatzënisë nuk mbahet nën kontroll
Obeziteti gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të ndikojë në shëndetin e fëmijës
Sheqeri i lartë në gjak gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të mbahet nën kontroll
Mjekja tregon keqkuptimin më të madh në lidhje me obezitetin
Pse qumështi i gjirit është kaq i rëndësishëm për shëndetin dhe zhvillimin e foshnjës