Pyet mjekun: Kam dhimbje në pjesën e pasme të kraharorit

Përshëndetje! Jam 20 vjeçe dhe kam dhimbje në pjesën e pasme të kraharorit dhe ndjenjën e shpimit në të dyja anët e barkut nën brinjë, si dhe diarre të zgjatur.

Kam bërë koprokulturën e feçeve dhe gjak okult në feçe dhe rezultatet kanë dalë negative. Problemi tjetër është lëvizja e shpeshtë e zorrëve sidomos gjatë natës.

Mjeku gastrohepatolog më rekomandoi Lamec dhe sedakur. Gjendja vazhdon të jetë e njëjtë. A më rekomandohet kolonoskopia! Ju faleminderit!

Përgjigjet Nevila Lengu, mjeke gastrohepatologe pranë Poliklinikës së Specialiteteve Nr.1 në kryeqytet.

Së pari duhet të sqaroj që diarre do të thotë defekim i shpeshtë dhe 80% e përmbajtjes fekale e ujshme. Kohëzgjatja mbi 4 javë e cilëson diarrenë si kronike.

Pacienti me ekzaminimet e kryera ka përjashtuar një pjesë të shkaktarëve infeksiozë, por diarreja ka edhe shumë shkaktarë jo infeksioz të cilët përjashtohen ose konfirmohen me teste specifike jo invazive siç është rasti i kolonoskopisë.

Kolonoskopinë (edhe për shkak të moshës së re) do t’ia sugjeroja ndër ekzaminimet e fundit pasi feçe gjak okult ka rezultuar negativ. Kjo e fundit vlerësohet njëkohësisht edhe me një ekzaminim gjak komplet për të përjashtuar një anemi bashkekzistuese. Për të qetësuar simptomat do t’i rekomandoja pantoprazol 40 mg 1 tb esëll në mëngjes, sirup colinox 2 herë 20 pika pas ngrënies dhe gismotal 200 mg 3 herë 1 tb para ngrënies./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
Mjekja zbulon ushtrimet më efektive për rënien në peshë
Pse dietat e shpejta nuk ndihmojnë për rënien nga pesha
Dhjami në bark, më i keqi! Mjekja: Personat me risk të shtuar për probleme vaskulare
Çfarë është obeziteti metabolikisht i shëndetshëm dhe obeziteti metabolikisht jo i shëndetshëm
“Nuk duhet të hani një vakt në ditë”, mjekja zbulon sekretin për një jetesë të shëndetshme për pacientët obezë