Pyet mjekun: Kam gjak në urinë, ç’të bëj?

Kam probleme urinare dhe dhimbje veshkash. Urina është e përzier me gjak. Kam bërë kontroll dhe më thanë se kam gurë në veshka. Desha të pyes se pse urina është e gjakosur, pasi çdo herë që urinoj është e njëjta gjë?

Përgjigjet mjeku Alketa Koroshi, nefrolog

Pacientët që kanë gurë në veshka janë pacient të cilët përgjithësisht kanë gërvishtje të mukozave të rrugëve urinare për shkak të gurëve.

Gurët që lëvizin gërvishtin mukozat dhe japin hematuri. Hematuria është makroskopike, domethënë duket me sy por mund të jetë dhe mikroskopike që nuk duket fare me sy. Mjekimi mund të bëhet me mënyra të ndryshme: me mjekime konservative, me mjekime me anë të bombardimit ose me anë të interventeve kirurgjikale./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
Mjekja zbulon ushtrimet më efektive për rënien në peshë
Pse dietat e shpejta nuk ndihmojnë për rënien nga pesha
Dhjami në bark, më i keqi! Mjekja: Personat me risk të shtuar për probleme vaskulare
Çfarë është obeziteti metabolikisht i shëndetshëm dhe obeziteti metabolikisht jo i shëndetshëm
“Nuk duhet të hani një vakt në ditë”, mjekja zbulon sekretin për një jetesë të shëndetshme për pacientët obezë