Pyet mjekun: Kam mish të huaj në mitër…

Përshëndetje! Jam një zonjë 39 vjeç dhe ekoja më ka nxjerrë me mish të huaj në mitër. Mbas tre muajsh bërë ekon e dytë dhe më thanë që masa është 3 cm, sa në ekon e parë dhe nuk më dhanë ilaçe. Më thanë nuk ta heqim se ke bërë tre lindje me operacion dhe mishin e huaj e ke pranë mitrës. Kam frikë mos më rritet…

Përgjigjet Lulzime Gurra, mjeke gjinekologe në Qendrën Shëndetësore Nr. 1, Tiranë.

Miomat apo ndryshe mishi i huaj në mitër, janë tumore të cilat rriten në brendësi të murit të uterusit (mitrës), njihen edhe me sinonime të tjera si për shembull leiomioma, fibromioma, fibroma, noduse ose fidroide. Në të gjitha rastet kemi të bëjmë me tumore beninje, pra nuk janë kanceroze dhe nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Dimensionet e tyre variojnë nga 1 cm deri në 10-15 cm diametër (miomat gjigante) dhe janë shumë normale mbi moshën 35 vjeç.

Zakonisht operohen vetëm pasi madhësia ka kaluar 6 cm, ose nëse pozicioni ku shfaqet është muskulatura e mitrës ose në kavitet brenda. Në këtë rast jep dhimbje dhe hemorragji, ndaj duhet operuar. Në çdo lokalizim tjetër nuk përbën shqetësim, por mirë është që të ndiqet në dinamikë./Shendeti.com.al

 

Postime të ngjashme

Mjekja zbulon ushtrimet më efektive për rënien në peshë
Pse dietat e shpejta nuk ndihmojnë për rënien nga pesha
Dhjami në bark, më i keqi! Mjekja: Personat me risk të shtuar për probleme vaskulare
Çfarë është obeziteti metabolikisht i shëndetshëm dhe obeziteti metabolikisht jo i shëndetshëm
“Nuk duhet të hani një vakt në ditë”, mjekja zbulon sekretin për një jetesë të shëndetshme për pacientët obezë
Rënia në peshë nuk janë vetëm numrat në peshore, endokrinologia: Drejtohuni te mjeku për zgjidhje
Pse obeziteti prek më shumë gratë sesa burrat?
Mjekja: Ja pse gratë shtojnë peshë në periudhën e menopauzës (VIDEO)