Pyet mjekun: Kam një gungë te dora, ç’duhet të bëj?

Përshëndetje. Kam një problem që për momentin më duket thjesht estetik. Kur sforcohem në punë (bëj lëvizje të përsëritura), më del një si gungë te kyçi i dorës dora. Lutem, çfarë është, a duhet të shqetësohem dhe si kyci i doreshiqet?

Përgjigjet mjekja reumatologe Julia Kollçaku

Fotoja e dërguar nga pacientja tregon për një ostotendinozë. Ato shkaktohen nga sforcot fizike, nga peshat e rënda, si dhe nga punët ritmike (siç është rasti konkret), kur personi e përdor artikulacionin (kyçin e dorës) për shumë orë. Për shembull, kuzhinierët lodhin jo vetëm muskulaturën, por edhe ligamentet dhe tendinat. Këta persona duhet të bëjnë fizioterapi dhe duhet të këshillohen me fizioterapeutin për të bërë verpime të kundërta për të çlodhur artikulacionin dhe për ligamentin.

Pacientja mund të mbajë doreza ortopedike për ta çlodhur dorën, mund të bëjë kompresa të ftohta për 10 ose 15 minuta, si dhe nuk duhet të ngrejë pesha të rënda.

Postime të ngjashme

Mjekja pediatre: Si ta përdorni kondicionerin në mënyrë që fëmija i porsalindur të mos sëmuret
Pyet mjekun: Si t’i ndalojmë ngërçet në këmbë gjatë natës?
Pyet mjekun: A duhet të rri në regjim shtrati për dhimbjen e shpinës?
Efektet e hepatitit C në trupin tuaj, si mjekohet
A mund të pi kafe para analizës së gjakut?
Si trajtohen pacientët me HTA kur kanë dhe sëmundje pulmonare obstruktive?
Pyet mjekun: "Kam mpirje të këmbëve, a më vjen kjo për shkak të Trombofilisë Hereditare?"
Pyet mjekun: Pse ndodh urinimi i shpeshtë natën?