Pyet mjekun: Kam shumë antitrupa, a ka problem?

Kam bërë disa ekzaminime lidhur me tiroiden dhe sipas rezultateve gjendrat i kam në vlera normale, por problemi është se nga rezultatet doli se kisha antitrupa dy herë mbi vlerën normale. Çfarë problemesh mund të sjellë kjo?

Përgjigjet mjekja endokrinologe pranë poliklinikës së specialiteteve nr. 3 në Tiranë, Ersida Golemi

Antitrupat janë lëndë që prodhohen në organizëm dhe luftojnë veten e vet, në këtë rast gjendrën tiriode. Ata mund të jenë stimulues (Acorti RTSH) ose frenues (Acorti TPO, Acorti TG). Në rastin e parë këta antitrupa nxisin prodhimin e hormoneve të tiroides dhe në rastin e dytë frenojnë prodhimin  e hormoneve të tiroides. Në rastin kur niveli i hormoneve të tiroides është  brenda normës, tregon që pavarësisht tyre, tiroidja e ruan funksionin e saj.

Prania e antitrupave në organizëm nuk jep efekte anësore deri në momentin që nuk cenohet funksioni i hormoneve të tiroides.

Megjithatë do të ishte më mirë të ishte përshkruar dhe lloji i antitrupave të rritura. Pacientit i rekomandoj të bëjë matjen e nivelit të hormoneve (TSH, FT4, FT3) çdo 6 muaj dhe matjen e antitrupave çdo 1 vit./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Çfarë ndodh me foshnjën nëse diabeti i shtatzënisë nuk mbahet nën kontroll
Obeziteti gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të ndikojë në shëndetin e fëmijës
Sheqeri i lartë në gjak gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të mbahet nën kontroll
Mjekja tregon keqkuptimin më të madh në lidhje me obezitetin
Pse qumështi i gjirit është kaq i rëndësishëm për shëndetin dhe zhvillimin e foshnjës
Sa shpesh duhet të bëjnë kontrolle personat me obezitet dhe kur duhet të nisin ato?
Mjekja shpjegon pse rënia në peshë nuk është gjithmonë në dorën e pacientit
Çfarë do të thotë të jesh i pashëndetshëm? Mjekja shpjegon faktorët që ndikojnë në shëndet