Pyet mjekun: Më bie proteza, ç’të bëj?

Përshëndetje! Kam një problem me dhëmbët lart. I kam proteza lart dhe më mbushet goja me lëng dhe nuk i mbaj dot. I heq menjëherë se më nakatos dhe ky problem më ka ndodhur mbas kimioterapisë që kam bërë. Ju lutem, më thoni se çfarë duhet të bëj.

protezaPërgjigjet për shendeti.com.al stomatologia Keltona Ziu

Përshëndetje, e nderuar paciente. Me të dhënat që ju më shkruani nuk mendoj se problemi që keni ju shkaktohet nga proteza. Mund të ndodhë që gjendrat e pështymës ju sekretojnë shumë pështymë ose keni refluks ezofageal dhe lëngjet e stomakut ju rikthehen në gojë.

Pacientja duhet të flasë me mjekun, të kërkojë shkakun dhe ta kurojë, pasi pështyma nuk vjen nga proteza. Proteza thjesht e vuan ngaqë ka shumë pështymë dhe fillon të lëvizë e të bjerë.

Ndaj i sugjeroj që të bëjë një endoskopi stomaku (pra, të konsultohet me një mjek gastrohepatolog) ose të shkojë te një mjek familjeje, me të cilin të konsultohet pasi mund të ketë edhe hiper-hipotiroidizëm dhe i jep shumë pështymë. I uroj pacientes shërim të shpejtë!

Postime të ngjashme

Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
Mjekja zbulon ushtrimet më efektive për rënien në peshë
Pse dietat e shpejta nuk ndihmojnë për rënien nga pesha
Dhjami në bark, më i keqi! Mjekja: Personat me risk të shtuar për probleme vaskulare
Çfarë është obeziteti metabolikisht i shëndetshëm dhe obeziteti metabolikisht jo i shëndetshëm
“Nuk duhet të hani një vakt në ditë”, mjekja zbulon sekretin për një jetesë të shëndetshme për pacientët obezë