Pyet mjekun: Më del shpesh gjak nga hundët, çfarë më këshilloni?

Më del shpesh gjak nga hundët, kryesisht në mëngjes. Do doja ndonjë këshillë, si duhet të veprojmë në këtë rast, pasi kam dëgjuar metoda nga më të ndryshmet…

Përgjigjet Elma Xhokaxhiu, mjeke ORL pranë Poliklinikës së Specialiteteve Nr.2, Tiranë.

Këshillohet që pacienti të mos e mbajë kokën lart, sepse koagulimet e gjakut gëlltiten në stomak duke provokuar kështu edhe të vjella. Në raste të tilla hapen këmbët sa gjerësia e shpatullave, ulet koka poshtë dhe mbahet e shtypur hunda 5-10 minuta (midis pjesës së fortë të kockës dhe pjesës së butë), kryhet tamponada e hundës. Te pacientët që marrin antikoagulantë, duhet të këshillohen me mjekun për ndryshimin e mjekimit. Në patologjitë hematologjike, pacientët duhet të trajtohen te mjeku hematolog. Në rastet kur hemorragjia vjen prej ajrit të thatë dhe të ftohtë, këshillohet lagështimi i ajrit. Në rastet me rinite alergjike bëhet trajtimi i alergjisë dhe hemostazë e hundës.
Pra, cilido qoftë shkaku i gjakderdhjes nga hundët, duhet patjetër vizita me mjekun specialist për të përjashtuar patologji të ndryshme./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Si mund të humbasë peshë në mënyrë të shëndetshmë një person obez?
Çfarë ndodh me foshnjën nëse diabeti i shtatzënisë nuk mbahet nën kontroll
Obeziteti gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të ndikojë në shëndetin e fëmijës