Pyet mjekun: Më është shfaqur një njollë e madhe në lëkurë…

Përshëndetje! Kam një njollë të madhe në lëkurë (në pjesën e kurrizit) që nga lindja. Njolla është në ngjyrë të errët dhe me qime. Ju lutem, a mund të më thoni se çfarë mund të jetë dhe a mund të hiqet?

Përgjigjet Selman Lirza, mjek dermatolog pranë Poliklinikës së Specialiteteve Nr. 3, Tiranë.

Duke u nisur nga ajo çfarë pacienti shpjegon, besoj se kemi të bëjmë me nevus (nishan), i cili, me rritjen e personit, është zmadhuar duke u bërë i dukshëm. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Qimet që janë më të gjata dhe më të dukshme në këtë pjesë janë karakteristike dhe na bindin neve për diagnozën. E vetmja mënyrë për ta hequr është operacioni plastik, por unë nuk do jua rekomandoja për shkak të sipërfaqes së madhe që nevusi shtrihet./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Çfarë ndodh me foshnjën nëse diabeti i shtatzënisë nuk mbahet nën kontroll
Obeziteti gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të ndikojë në shëndetin e fëmijës
Sheqeri i lartë në gjak gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të mbahet nën kontroll
Mjekja tregon keqkuptimin më të madh në lidhje me obezitetin
Pse qumështi i gjirit është kaq i rëndësishëm për shëndetin dhe zhvillimin e foshnjës
Sa shpesh duhet të bëjnë kontrolle personat me obezitet dhe kur duhet të nisin ato?
Mjekja shpjegon pse rënia në peshë nuk është gjithmonë në dorën e pacientit
Çfarë do të thotë të jesh i pashëndetshëm? Mjekja shpjegon faktorët që ndikojnë në shëndet