Pyet mjekun: Më ndryshon ngjyra e thonjve…

Përshëndetje! Shpesh herë më ndodh që më ndryshon ngjyra e thonjve nga ajo normale. Nuk kam patur mundësi të takoj një mjek dermatolog, kështu që a mund t’ju pyes ju lutem se pse mund të ndodhë kjo?

Përgjigjet mjekja dermatologe Ardiana Sinani

Ndryshimi më i shpeshtë i ngjyrës ndodh nga infektimi i thoit me pseudomonas aeruginosa, një bakter që pas infektimit i jep ngjyrë në jeshile thoit. Ndodh shpesh tek personat që përdorin shumë ujin dhe mbajtjen e duarve në ujë, si pjatalarësit, banakierët, kuzhinierët etj.

Trajtimi në këtë rast mbas vendosjes së saktë të diagnozës, është mbajtja e thonjve të sëmurë në acid acetik ( uthull) për 5 minuta në ditë për 2 javë rresht. Dhe përdorimi i pomadave me antibiotikë./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Çfarë ndodh me foshnjën nëse diabeti i shtatzënisë nuk mbahet nën kontroll
Obeziteti gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të ndikojë në shëndetin e fëmijës
Sheqeri i lartë në gjak gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të mbahet nën kontroll
Mjekja tregon keqkuptimin më të madh në lidhje me obezitetin
Pse qumështi i gjirit është kaq i rëndësishëm për shëndetin dhe zhvillimin e foshnjës
Sa shpesh duhet të bëjnë kontrolle personat me obezitet dhe kur duhet të nisin ato?
Mjekja shpjegon pse rënia në peshë nuk është gjithmonë në dorën e pacientit
Çfarë do të thotë të jesh i pashëndetshëm? Mjekja shpjegon faktorët që ndikojnë në shëndet