Pyet mjekun: Më skuqen sytë sa herë më dhemb koka…

Përshëndetje! Doja të pyesja një mjek për shqetësimin tim. Sa herë më dhemb koka më skuqen dhe sytë. Mos ka të bëjë kjo me tensionin?

Përgjigjet Vjola Kurti, mjeke okuliste në Poliklinikën e Specialiteteve Nr.3, Tiranë.

Skuqja e syve më së shumti ndodh nga sytë e thatë. Një personi të cilit i skuqen herë pas here sytë, ka sy të thatë dhe ka nevojë vazhdimisht për lot artificial, sidomos në kushte kur ka pluhur, përdoret gjatë kondicioneri, kompjuteri, telefoni etj, ndonjëherë edhe kur ka dhimbje të vazhdueshme koke, etj. Të gjithë këta janë faktorë që e thajnë syrin dhe nxisin skuqjen.

Pra nuk ka lidhje me tensionin e syrit për të cilin pacienti pyet, pasi tensioni i syrit është dy lloje llojesh (Kronik dhe akut/ krizë glaukomatoze)  dhe nuk jep skuqje. Në rastin e krizës glaukomatoze pacienti ka dhimbje të forta koke, të vjella, edem të kornes, personi nuk shikon dhe dhimbjet janë aq të forta sa e çojnë pacientin në urgjencë mjekësore. Ndërsa në rastin eglaukomës  kronike, e cila nuk ka shenja fare, mund të zbulohet edhe në një ekzaminim kronik./ Shendeti.com.al

 

Postime të ngjashme

Mjekja zbulon ushtrimet më efektive për rënien në peshë
Pse dietat e shpejta nuk ndihmojnë për rënien nga pesha
Dhjami në bark, më i keqi! Mjekja: Personat me risk të shtuar për probleme vaskulare
Çfarë është obeziteti metabolikisht i shëndetshëm dhe obeziteti metabolikisht jo i shëndetshëm
“Nuk duhet të hani një vakt në ditë”, mjekja zbulon sekretin për një jetesë të shëndetshme për pacientët obezë
Rënia në peshë nuk janë vetëm numrat në peshore, endokrinologia: Drejtohuni te mjeku për zgjidhje
Pse obeziteti prek më shumë gratë sesa burrat?
Mjekja: Ja pse gratë shtojnë peshë në periudhën e menopauzës (VIDEO)