Pyet mjekun: Më vijnë veshët erë të keqe…

Përshëndetje! Jam një grua 42 vjeç dhe kam probleme me veshë,t të cilët më vijnë erë të keqe. Çfarë më sugjeroni?

Përgjigjet Klodiana Zaharia, mjeke ORL në Poliklinikën e Specialiteteve Nr. 3, Tiranë.

Era e keqe e veshëve mund të ketë dy shkaqe. Ose një dyllë shumë të ndenjur dhe papastërti në vesh, ose myk. Në  çdo rast zonja duhet të paraqitet pranë një mjeku ORL për të bërë ekzaminimin e veshit dhe largimin e dyllit, ose mjekimin me antimykotik nga goja dhe me pika në rast se do të jenë kërpudha.

Nëse nuk arrin të shkojë për momentin tek mjeku, mund të përdorë dhe vetë një mjekim neutral siç është alkooli borik. Ai mund të ndihmojë në heqjen e erës së keqe të veshit për momentin./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Mjekja zbulon ushtrimet më efektive për rënien në peshë
Pse dietat e shpejta nuk ndihmojnë për rënien nga pesha
Dhjami në bark, më i keqi! Mjekja: Personat me risk të shtuar për probleme vaskulare
Çfarë është obeziteti metabolikisht i shëndetshëm dhe obeziteti metabolikisht jo i shëndetshëm
“Nuk duhet të hani një vakt në ditë”, mjekja zbulon sekretin për një jetesë të shëndetshme për pacientët obezë
Rënia në peshë nuk janë vetëm numrat në peshore, endokrinologia: Drejtohuni te mjeku për zgjidhje
Pse obeziteti prek më shumë gratë sesa burrat?
Mjekja: Ja pse gratë shtojnë peshë në periudhën e menopauzës (VIDEO)