Pyet mjekun: “Ndiej vazhdimisht kruajtje dhe aromë të rëndë në zonën gjenitale”

Ju lutem, a mund të pyesni një mjeke gjinekologe për problemin tim. Kam disa muaj që kam probleme me zonën gjenitale. Ndiej vazhdimisht kruajtje dhe aromë të rëndë.

Përgjigjet Lindita Myzyri, mjeke gjinekologe në Qendrën Shëndetësore nr.3, Tiranë.

Për një përgjigje të saktë duhet të dimë moshën dhe nëse e ka filluar ose jo jetën seksuale. Shumë e rëndësishme gjithashtu është të dimë nëse është me cikël apo pas ciklit sepse siç e kemi thënë, një javë para ciklit dhe një javë pas ciklit ndryshon pehashi i vaginës. Si rrjedhojë e ndryshimit të pehashit të vaginës, femra ka kruajtje para dhe një javë pas. Nëse zgjat më shumë se sa thamë më lart, patjetër duhet të konsultohet me një mjek gjinekolog, të ekzaminohet dhe të marrë trajtim./ Shendeti.com.al

Botuar në Gazeta Shëndeti, shkurt 2018

Postime të ngjashme

Mjekja shpjegon pse rënia në peshë nuk është gjithmonë në dorën e pacientit
Çfarë do të thotë të jesh i pashëndetshëm? Mjekja shpjegon faktorët që ndikojnë në shëndet
hipertensioni
Nga hipertensioni te diabeti, sëmundjet që mund të shkaktojë obeziteti
A mund të jesh obez pa komplikacione shëndetësore? Ja çfarë thotë mjekja
VIDEO/ A është obeziteti i pashëndetshëm në të njëjtën formë?
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç