Pyet mjekun: Nëna ka dhimbje zemre dhe mpirje të duarve, a mund të jetë shenjë infarkti?

Nëna ime është 49-vjeçare, vuan shpesh nga dhembjet e forta në gjoks, nga ana e zemrës ka dhimbje të forta, jo vazhdimisht ama, por kur i ndodh, ka shtrëngime të forta.

Edhe frymën dhembja po ia ndalon. E kemi pasur te shumë kardiologë, të gjitha rezultatet për zemër i dalin mirë. Nganjëherë kur ka dhimbje të forta, mbetet edhe pa vetëdije, i mpihen duart. A mund të jetë kjo shenjë infarkti?

Përgjigjet mjekja kardiologe Manjola Liko

Fakti që ju i keni kryer vizitat tek kardiologu dhe çdo gjë ka dalë mirë, tregon se shqetësimet që paraqet nëna juaj nuk vijnë nga zemra, ndoshta janë me natyrë nervore. Infarkti i miokardit është një sëmundje akute, e cila nuk mund të neglizhohet nga kardiologët me të cilët jeni konsultuar. Ndoshta duhet të bëni një vizitë tek neurologu./ https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Si mund të humbasë peshë në mënyrë të shëndetshmë një person obez?
Çfarë ndodh me foshnjën nëse diabeti i shtatzënisë nuk mbahet nën kontroll
Obeziteti gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të ndikojë në shëndetin e fëmijës
Sheqeri i lartë në gjak gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të mbahet nën kontroll
Mjekja tregon keqkuptimin më të madh në lidhje me obezitetin
Pse qumështi i gjirit është kaq i rëndësishëm për shëndetin dhe zhvillimin e foshnjës