Pyet mjekun: Pse disa njerëz kanë shumë nishane në lëkurë?

Pse disa njerëz kanë lëkurë më shumë nishane, ndërsa disa të tjerë nuk kanë?

Përgjigjet Violeta Dajçi, mjeke dermatologe

Është e vërtetë që disa persona kanë shumë nishane në trupin e tyre, e disa të tjerë kanë pak ose fare. Si çdo gjë tjetër, kjo i dedikohet gjeneve, domethënë është e trashëgueshme. Nga ana tjetër, gjithmonë ka dhe faktorë të tjerë që ndikojnë fort në shfaqjen e një tipari të trashëguar. Kështu ndodh dhe me nishanet: Personat që kanë shumë nishane (mbi 50) në lëkurën e tyre, përveç genit trashëgues, janë ekspozuar gjatë dhe pa kriter në diell, nuk kanë përdorur kremrat ose suplementet e nevojshëm mbrojtës. Ekspozimi në rrezet e diellit për periudha të gjata dhe në orare risku, ndikon në mitozën e melanociteve dhe shtimin e melaninës në lëkurë dhe për më tepër në nishanet ekzistuese.

Gjithashtu ndikon në formimin e nishaneve të rinj nëpër trung dhe zona të tjera të zbuluara./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
Mjekja zbulon ushtrimet më efektive për rënien në peshë
Pse dietat e shpejta nuk ndihmojnë për rënien nga pesha
Dhjami në bark, më i keqi! Mjekja: Personat me risk të shtuar për probleme vaskulare
Çfarë është obeziteti metabolikisht i shëndetshëm dhe obeziteti metabolikisht jo i shëndetshëm
“Nuk duhet të hani një vakt në ditë”, mjekja zbulon sekretin për një jetesë të shëndetshme për pacientët obezë