Pyet mjekun: Pse shfaqen strijat në lëkurë?

Përshëndetje. Pse shfaqen strijat në lëkurë? A ka ndonjë shpjegim për këtë? Kam strija në pjesën e kofshëve. Kam përdorur lloj-lloj metodash popullore por nuk janë zhdukur.

Përgjigjet mjekja dermatologe Violeta Dajçi

Strijat shfaqen si pasojë e tendosjes së tepërt të lëkurës. Shtresa e mesme lëkurës, derma, është e ndërtuar nga indi lidhor dhe fijet e kolagenit e të elastinës. Këto fije i japin lëkurës tonus dhe elasticitet.

Në rast se këto fije për arsye të ndryshme tërhiqen jashtë mundësive të elasticitetit të tyre, atëherë këputen. Këputja e tyre shfaqet në sipërfaqe, në trajtën e strijeve të lëkurës.

Postime të ngjashme

Obeziteti gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të ndikojë në shëndetin e fëmijës
Sheqeri i lartë në gjak gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të mbahet nën kontroll
Mjekja tregon keqkuptimin më të madh në lidhje me obezitetin
Pse qumështi i gjirit është kaq i rëndësishëm për shëndetin dhe zhvillimin e foshnjës
Sa shpesh duhet të bëjnë kontrolle personat me obezitet dhe kur duhet të nisin ato?
Mjekja shpjegon pse rënia në peshë nuk është gjithmonë në dorën e pacientit
Çfarë do të thotë të jesh i pashëndetshëm? Mjekja shpjegon faktorët që ndikojnë në shëndet
hipertensioni
Nga hipertensioni te diabeti, sëmundjet që mund të shkaktojë obeziteti