Pyet mjekun: Sa herë në vit duhet të kryejnë kontrolle të syve të sëmurët me diabet?

Përshëndetje! Ju lutem, a mund të pyesni një mjek okulist sa herë në vit duhet të kryejnë vizita për sytë pacientët që vuajnë nga diabeti?

Përgjigjet Stela Ceca, mjeke okuliste

Në rastin e diabetit të tipit 1 ekzaminimi i parë i fundusit duhet të bëhet brenda 3-5 vite nga diagnoza e diabetit, ndërsa në rastin e pacientëve me diabet të tipit 2 ekzaminimi i parë duhet bërë që në momentin e parë të diagnostikimit. Kontrollet bëhen çdo vit nëse ekzaminimi i parë rezulton pa shenja të retinopatisë diabetike. Në rast se pacientit i diagnostikohet retinopatia diabetike, atëherë në bazë të formës dhe gravitetit të saj vizitat e tjera mund të bëhen pas 3, 6 ose 12 muajsh./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
Mjekja zbulon ushtrimet më efektive për rënien në peshë
Pse dietat e shpejta nuk ndihmojnë për rënien nga pesha
Dhjami në bark, më i keqi! Mjekja: Personat me risk të shtuar për probleme vaskulare
Çfarë është obeziteti metabolikisht i shëndetshëm dhe obeziteti metabolikisht jo i shëndetshëm
“Nuk duhet të hani një vakt në ditë”, mjekja zbulon sekretin për një jetesë të shëndetshme për pacientët obezë
Rënia në peshë nuk janë vetëm numrat në peshore, endokrinologia: Drejtohuni te mjeku për zgjidhje