Pyet mjekun: Si mund ta kuroj mykun në gojë?

Përshëndetje! Doja disa këshilla për mykun në gojë ose me çfarë ta kuroj? Faleminderit!

Përgjigjet për shendeti.com.al mjekja dermatologe Blerta Gjoni, Poliklinika e Specialiteteve nr.3, Tiranë

Blerta GjoniFillimisht, si këshillë e parë sugjerohet shmangia e ushqimeve të sheqerosura. Pacienti duhet të bëjë një analizë të kulturës së fytit për praninë ose jo të mykut, si dhe analizë gjaku për të parë ka ose jo anemi.

Sepse nëse rezulton që është myk, atëherë mund të marrë antimykotikë oralë dhe lokalë me lyerje të gojës dy herë në ditë. Gjithashtu, nëse del anemik, atëherë terapinë do ta japë hematologu duke përcaktuar shkakun e daljes së mykut.

Duhet të kuptojmë që gjetja e shkakut është shumë e rëndësishme. Sëmundje të caktuara si diabeti, mund të krijojnë probleme me mykun në gojë për shkak të përdorimit afatgjatë të saharinës. Ndaj është shumë e rëndësishme që pacienti të këshillohet me mjekun dhe të bëjë analizat e mësipërme.

Postime të ngjashme

Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
Mjekja zbulon ushtrimet më efektive për rënien në peshë
Pse dietat e shpejta nuk ndihmojnë për rënien nga pesha
Dhjami në bark, më i keqi! Mjekja: Personat me risk të shtuar për probleme vaskulare
Çfarë është obeziteti metabolikisht i shëndetshëm dhe obeziteti metabolikisht jo i shëndetshëm
“Nuk duhet të hani një vakt në ditë”, mjekja zbulon sekretin për një jetesë të shëndetshme për pacientët obezë