Pyet mjekun: Si mund të kurohet kisti në mitër?

Përshëndetje! E fejuara ime bëri një eko gjinekologjike dhe e nxorën me kist në mitër. Si mund të kurohet kjo lloj sëmundje?

Përgjigjet Lindita Myzyri, mjeke gjinekologe në Qendrën Shëndetësore nr.3, Tiranë.

Së pari duhet parë madhësia e kistit dhe përcaktuar natyra e tij. Kjo ka vlerë për mjekimin. Përgjithësisht kistet me natyrë beninje (me natyrë të mirë) mjekohen me hormone. E mira është që të marrim një cikël tre mujorë me hormone, duhet ribërë sërish ekoja për të parë nëse është zhdukur apo jo. Nëse nuk është zhdukur, sigurisht cikli me hormone mund të vazhdojë edhe një tremujorë tjetër, 6 muaj deri në një vit, por përgjithësisht kistet që janë me natyrë të mirë (janë të rregullta, brenda kanë një likuid (lëng) të pastër pa ngjyrë), trajtohen shumë mirë me hormone. Nëse kisti pastaj është i turbulluar brenda, pra ka një natyrë tjetër përbërja brenda masës kistike, është shumë e rëndësishme që përpos ekos, duhet bërë një lloj ekzaminimi që është CA 125 për të përcaktuar se si do të dalë CA 125 dhe kjo ka vlerë pastaj për më tej, sepse kistet përfundojnë edhe në heqjen e tyre./

Botuar në Shendeti.com.al, tetor 2018

Postime të ngjashme

Çfarë është obeziteti metabolikisht i shëndetshëm dhe obeziteti metabolikisht jo i shëndetshëm
“Nuk duhet të hani një vakt në ditë”, mjekja zbulon sekretin për një jetesë të shëndetshme për pacientët obezë
Rënia në peshë nuk janë vetëm numrat në peshore, endokrinologia: Drejtohuni te mjeku për zgjidhje
Pse obeziteti prek më shumë gratë sesa burrat?
Mjekja: Ja pse gratë shtojnë peshë në periudhën e menopauzës (VIDEO)
Kur duhet të konsiderojnë pacientët me obezitet trajtimin me medikamente për humbjen e peshës
Nga PMOS te disa lloje kancerash: Sëmundjet që u kanosen grave për shkak të obezitetit
Mjekja shpjegon pse vajzat dhe gratë kanë oreks të shtuar para ciklit menstrual